Top News – Trump merr pasuritë e Ukrainës: Marrëveshja për mineralet e rralla do nënshkruhet shpejt
21/03/2025 10:58

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se Shtetet e Bashkuara do ta nënshkruajnë së shpejti një marrëveshje për minerale dhe burime natyrore me Ukrainën. Trump tha për gazetarë në Shtëpinë e Bardhë mbrëmjen e së enjtes se përpjekjet e tij për ta arritur paqen mes Ukrainës dhe Rusisë janë duke shkuar “shumë mirë”, pasi këtë javë bisedoi me liderët e dy vendeve të përfshira në luftë. “Jemi duke ecur shumë mirë me Ukrainën dhe Rusinë. Dhe një nga gjërat që po bëjmë është nënshkrimi shumë shpejt i një marrëveshjeje me Ukrainën në lidhje me mineralet e rralla", tha Trump. Ndërsa Trump po bënte këto komente, forcat ruse sulmuan infrastrukturën civile në Odesa, duke shkaktuar dëme dhe duke plagosur tre persona, përfshirë një vajzë, tha guvernatori rajonal. "Armiku i sulmoi fuqishëm me dronë Odesën dhe rajonin", tha guvernatori Oleh Kiper. "Ka dëme në infrastrukturën civile, duke përfshirë një ndërtesë të lartë banimi, një qendër tregtare dhe dyqane", shkroi ai në Telegram. Ndërkohë, thuhet se në rajonin Kursk të Rusisë forcat ukrainase sulmuan stacionin e shpërndarjes së gazit në Sudzha. Media e pavarur Sota publikoi një foto në Telegram që shfaq një zjarr të madh.

Top Channel/ Meta përballet me gjobën prej 805 milionë eurosh, në shënjestër fotografitë private
15/11 23:13
Top Channel/ Kaos në Evropë nga kërcënimet me bomba, alarmohen aeroportet dhe mijëra shkolla
15/11 23:10
Top Channel/ Meta gjobitet me 805 mln euro nga Italia. U keqpërdorën fotografitë e përdoruesve
15/11 22:58
Top Channel/ Meta gjobitet me 805 mln euro nga Italia. U keqpërdorën fotografitë e përdoruesve
15/11 22:58
Top Channel/Dënim me varje për sulmin në kishë. Gjykata në Jordani jep verdiktin për 3 sulmuesit
15/11 22:39
Top News-Tragjedia ku humbën jetën dy zjarrfikës, akuza të rënda ndaj nënës dhe dy vajzave të mitura
15/11 22:30
Top Channel/ Moska i bën presion Europës. “Do përdoret forca nëse nuk arrihet marrëveshje”
15/11 22:11
Top Channel/ Estonia mbyll kufirin me Rusinë. Përshkallëzohen tensionet në Baltik
15/11 22:08
Top News- Gjobë rekord ndaj Meta-s, Italia kërkon 805 milionë euro për shkeljen e privatësisë
15/11 22:00
Top News-“Thesari i fshehtë” i korrupsionit në Hungari, 17.7 mln euro zbulohen të groposura nën tokë
15/11 21:41
Top News- Skandali i Nvidia trondit administratën Trump, rritet presioni për dorëheqjen e ministrit
15/11 21:30
Top News- Trump drejt Azisë pas humbjeve zgjedhore, synon takim historik me Xi Jinping dhe Putin
15/11 20:30
Top News – Ukraina ‘ndez’ qiellin e Rusisë / Godet qytetin industrial, flakët shkrumbojnë fabrikën
15/11 19:00
Top News – Paralajmërim për ‘sigurinë bërthamore’ / Sulmet shkaktojnë ulje të energjisë në Çernobil
15/11 18:30
Top News-Inteligjenca Artificiale fut botën në kaos / Avionët në tokë, bie Microsoft, çfarë po ndodh
15/11 15:43
Top News – Trump redukton daljet në publik / CIA e Mossad zbulojnë planet e Iranit për vrasjen
15/11 15:35
Top Channel/ Irani sulmon Bahrejnin / Objektiv baza amerikane. Izraeli vret një komandat të Hamasit
15/11 15:04
Top News – ‘Alienët kanë zbritur në tokë…nuk duan të hapin panik’ / Ja ‘shpjegimi’ i Stephen King
15/11 14:55
Top News – Një ‘Jaltë e re’ në horizont / Trump dhe Putin kërkojnë takim, Xi Jinping heziton
15/11 14:32
Top News – SpaceX triumfon, arritje historike / Rikuperon anijen kozmike për herë të parë
15/11 14:09