Demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve publikuan emaile që sipas tyre ngrinin pikëpyetje të reja rreth lidhjeve të Presidentit Donald Trump me Jeffrey Epstein dhe sa shumë dinte ai për abuzimin me vajzat e mitura nga Epstein. Demokratët publikuan mesazhe mes Epstein dhe autorit Michael Ëolff dhe Ghislaine Maxëell, që po vuan një dënim me 20 vjet burg për akuza që lidhen me rolin e saj në lehtësimin e trafikimit seksual të Epstein. Në një email të vitit 2019 drejtuar Ëolff, Epstein, një shkelës seksual i dënuar, shkruante se Trump e "dinte për vajzat", megjithëse nuk ishte e qartë se çfarë do të thoshte kjo frazë.