Shtëpia e Bardhë njoftoi se Presidenti Trump ka shfaqur simptoma të lehta pas diagnostikimit me koronavirus. Por diagnoza vjen ndërkohë që kanë mbetur katër javë e gjysmë deri në zgjedhjet presidenciale dhe ka ngritur tashmë shumë pikëpyetje mbi skenare të ndryshme: çfarë ndodh nëse një kandidat presidencial ose fituesi i zgjedhjeve të 3 nëntorit vdes ose është i paaftë për të kryer detyrën?