Top News – Trump me covid/ Kritika pas shëtitjes me makinë
05/10/2020 12:11

Pasi postoi në Twitter një video mbrëmjen e së dielës ku thoshte se po "merrte raporte të shkëlqyera" nga mjekët, Presidenti Trump befasoi mbështetësit e tij jashtë spitalit ku po trajtohej për COVID-19. Ai u largua përkohësisht nga Qendra Kombëtare Mjekësore Ushtarake Ëalter Reed brenda një makine të blinduar, i shoqëruar nga agjentë të Shërbimit Sekret, për të përshëndetur mbështetësit e mbledhur jashtë spitalit dhe që brohorisnin me flamuj në duar. Një mjek në siptalin Ëalter Reed e quajti veprimin të papërgjegjshëm. Dr. James Phillips, i cili është gjithashtu shef i mjekësisë së fatkeqësive natyrore në Universitetin George Ëashington, shkroi në Tëitter se automjeti special ku ndodhej presidenti është i izoluar ndaj një sulmi kimik. “Rreziku i transmetimit të COVID19 brenda tij është aq i lartë sa i tejkalon procedurat mjekësore. Papërgjegjshmëria e treguar është befasuese. Mendimet e mia janë me Shërbimin Sekret që ishte i detyruar ta shoqëronte,” shkruan Dr. Phillips, duke iu referuar shoferit dhe një agjenti shoqërues në sediljen e përparme, të cilët dukej se mbanin maska, mburoja fytyre dhe kostum për t’u mbrojtur nga infektimi. "Ishin marrë masat e duhura paraprake për ekzekutimin e kësaj lëvizjeje për të mbrojtur presidentin dhe të gjithë ata që e mbështesin, përfshirë mjete mbrojtëse personale," tha një zëdhënës i shtëpisë së bardhë. "Lëvizja u realizua me lejen e ekipit mjekësor." Trump vazhdon të punojë nga suita presidenciale e spitalit që posedon të gjithë pajisjet që i lejojnë atij të vijojë me detyrat zyrtare. Mjekët kanë thënë se gjendja e tij vazhdon të përmirësohet, nga e premtja nuk ka më temperaturë dhe shenjat jetësore janë të qëndrueshme.

Top News-‘Deklaratë lufte kundër Hungarisë’/ Orban kritikon BE për planin e Ukrainës për anëtarësim
11/02 17:01
Top News – NATO ‘merr në dorë’ Grenlandën / Forcon praninë, fillon misioni ‘Arctic Sentry’
11/02 16:13
Top News – ‘Nuk më pëlqeu si më foli në telefon’. Trump rriti tarifat për Zvicrën për ‘hatërmbetje’
11/02 16:13
Top News – Aeroplanmbajtësja e dytë drejt Iranit / Trump kërcënon Mullahët: Armata është nisur
11/02 16:12
Top News – ‘Raketat ruse përballë Grenlandës…’ / Lavrov: Masa ushtarake nëse ishulli militarizohet
11/02 16:11
Top Channel/ “Dënimi, padrejtësi historike”! Reagimi i fortë i avokatit të Thaçit në Hagë
11/02 15:09
Top News – Vritet babai me tre fëmijët e tij / Shpëton vetëm nëna shtatzënë, Rusia sulmon Ukrainën
11/02 14:41
Top News – Avioni përfundon në oqean…Ulje emergjence, 55 personat në bord të palënduar
11/02 14:35
Top News – Përvëlohet Hemisfera Jugore / Nxehtësi rekord dhe zjarre të tërbuara gjatë janarit
11/02 14:32
Top Channel/ Sot përballja me Erdogan, Mitsotakis shkon me 10 ministra!
11/02 14:23
Top News – Programi i raketave nuk preket / Irani nuk pranon të negociojë: Janë vijë e kuqe
11/02 14:18
Top News – Rivaliteti ekonomik me SHBA e Kinën / Udhëheqësit e BE-së mblidhen në kështjellën belge
11/02 14:16
Top Channel/ “Myslimanët janë armiqtë tanë”: Dodik paditet për nxitje të urrejtjes!
11/02 12:44
Top News- Vdes ëndrra e avionit luftarak evropian / Thellohet ndarja franko-gjermane, 9 vite projekt
11/02 11:55
Top News-Kampet paramilitare ruse në Ballkan/Tensionet në Moldavi, Serbia e Bosnja vazhdojnë hetimet
11/02 11:55
Top News – Evropa bëhet superfuqi ushtarake / ‘Të mbijetojë pa SHBA-në, të mësojë të mbrojë veten’
11/02 11:54
Top Channel/ Trump takohet me Netanyahun, fokusi Irani: “Është kërcënim për Izraelin”!
11/02 11:51
Top Channel/ Diaspora “mësyn” Hagën: Njerëzit mblidhen përpara Speciales për Hashim Thaçin!
11/02 11:50
Top News- Nëndetëset ruse ‘pushtojnë’ Atlantikun / Arktiku nën kërcënim, Britania, trupa në Norvegji
11/02 11:40
Top News – Një ushtri evropiane me 100 mijë trupa / Shefi i mbrojtjes së BE në një ‘turne raketash’
11/02 11:38
DIGITALB DIGITALB