Top News- Trump “luftë” edhe me Kolumbinë për drogën, sanksione ndaj presidentit kolumbian
25/10/2025 14:00

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj presidentit të Kolumbisë, Gustavo Petro. Uashingtoni e akuzon atë se ka dështuar të frenojë trafikimin e paligjshëm të drogave, ndërsa janë vendosur nën sanksione edhe gruaja dhe djali i tij. “Presidenti Petro ka lejuar kartelet e drogës që të lulëzojnë dhe ka refuzuar që të ndalë këtë aktivitet”, tha sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, që theksoi se: “Presidenti [amerikan, Donald] Trump po ndërmerr veprime të fuqishme për të mbrojtur kombin dhe se nuk do të lejojë që droga të trafikohet në SHBA”. Sanksionet vijnë në mes të një mosmarrëveshjeje midis Petros dhe Trumpit, me liderin kolumbian që e ka akuzuar homologun e tij amerikan për “ekzekutime jashtëgjyqësore” që “shkelin ligjin ndërkombëtar” lidhur me sulmet amerikane ndaj anijeve që dyshohet se kontrabandojnë drogë. Shtetet e Bashkuara kanë shkatërruar 10 anije dhe kanë vrarë të paktën 43 persona brenda më pak se dy muajve, sipas një përllogaritjeje të bërë nga agjencia AFP, bazuar në të dhënat amerikane. Ndërkohë Kolumbia i ka kërkuar Uashingtonit që të ndalë sulmet, gjë që ka zemëruar Trumpin, i cili e ka quajtur Petron “bandit” dhe “trafikant droge”.

Top Channel/ Armëpushimi në Iran, Starmer “kap momentin”: Niset drejt Gjirit Persik!
08/04 12:05
Top Channel/ Marrëveshja SHBA-Iran, reagon Franca e Spanja: “Ndezën zjarrin, hedhin një kovë ujë”!
08/04 11:54
Top Channel/ Marrëveshja SHBA-Iran, bie cmimi i naftës, ekspertët:“Trump s`do rrezikonte energjinë”!
08/04 11:52
Top Channel/”90 minuta larg katastrofës”: Arrihet armëpushimi SHBA-Iran, Hormuzi hapet për dy javë!
08/04 11:51
Top Channel/ Mbyllja e Hormuzit “pasuroi” Rusinë? DW: Miliarda nga nafta, gazi e plehrat kimike!
08/04 11:50
Top News- Paqja dy javore SHBA-Iran/ Çfarë përfshin plani 10 pikësh për armëpushim
08/04 10:20
Top News- “Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, mesazhi i fundit i Trump
07/04 23:00
Top News- “Kërcënime të rrezikshme”/ Britania kundër Trump, gati të mbyll bazat për amerikanët
07/04 22:48
Top News- Rusia e Kina bëhen bashkë, në krah të Iranit: Bllokojnë hapjen e Hormuzit
07/04 22:46
Top News- Ushtarët harrojnë misionin, abuzojnë fëmijët…harrojnë të luftojnë bandat
07/04 22:45
Top News- A mund ta shkatërrojë SHBA-ja të gjithë Iranin brenda një nate?
07/04 22:44
Top News- Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!
07/04 22:42
Top News- “Do u kthej në Epokën e Gurit” Lindja e Mesme në gatishmëri…frikë për luftë bërthamore
07/04 22:39
Top Channel/ Kina e Rusia “bllokojnë” Hormuzin, vunë veto në OKB
07/04 22:38
Top Channel/ Kostot e luftës, SHBA shpenzon 500 mln USD në ditë
07/04 22:20
Top Channel/ “Jam gati të ndihmoj”, zbardhet biseda telefonike mes Orban dhe Putin: Miqësia jonë…
07/04 22:14
Top Channel/ NASA publikon pamjet e rralla nga misioni i Artemis II rreth Hënës, fotot bëhen virale
07/04 22:10
Top News- Armë bërthamore ndaj Iranit? Reagon Shtëpia e Bardhë pas deklaratave të JD Vance
07/04 22:00
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Mund të shuhet një qytetërim! Sulm total nëse s’ka marrëveshje
07/04 19:55
Top News -Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll. Vriten autorët, godina e boshatisur prej ditësh
07/04 19:33