Presidenti serb Aleksandar Vuçic njoftoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë shtyrë edhe për 30 ditë sanksionet ndaj Industrisë së Naftës së Serbisë. Njoftimin entuziast, Vuçiç e bëri përmes Instagramit. “Ia dolëm! Sanksionet ndaj NISH-it u shtynë edhe për 30 ditë. Faleminderit të gjithë njerëzve në Serbi që luftuan për këtë çështje dhe faleminderit partnerëve amerikanë për mirëkuptimin e tyre. E ruajtëm stabilitetin, ne po e kthejmë Serbinë në rrugën e suksesit”, ka shkruar ai.