Presidenti amerikan Donald Trump e shkurtoi fundjavën e tij në Camp David një ditë më herët, duke u kthyer në Uashington, të shtunën në mbrëmje. Presidenti zbriti në lëndinën e shtëpisë së bardhë pak para orës 20.00 të së shtunës dhe llogaria zyrtare e mediave sociale të Shtëpisë së Bardhë ndau një klip video të tij duke zbritur nga Marine One. Shtëpia e Bardhë nuk iu përgjigj pyetjeve se pse presidenti u kthye më herët. Trump fillimisht ishte planifikuar të largohej nga Camp David të dielën. Kthimi i presidentit në Ëashington. vjen pas një alarmi të ri sigurie të lëshuar nga Departamenti i Shtetit të shtunën.