Top News – Trump kthehet të shpresojë për Nobelin / ‘Vulosi’ paqen në Gaza para ndarjes së çmimit
09/10/2025 14:46

Pas njoftimit të marrëveshjes mes Izraelit dhe Hamasit, është rikthyer diskutimi për një Çmim Nobel për Paqen për presidentin amerikan Donald Trump. Në qershor 2025, në kulmin e negociatave mes Izraelit dhe vendeve arabe, emri i Trump u shfaq mes kandidatëve. Tani, me këtë zhvillim të ri, ideja po fiton përsëri terren. Por mes rregullave formale, kritereve të rrepta dhe një liste të gjatë dhe të kualifikuar të kandidatëve, mundësia që emri i Trumpit të shpallet në Oslo më 10 tetor duket shumë larg të qenit e sigurt. Çmimi Nobel për Paqen jepet çdo vit nga Komiteti Norvegjez i Nobelit. Shpallja tradicionalisht bëhet më 10 tetor, me ceremoninë zyrtare që mbahet më 10 dhjetor në Oslo. Nominimet duhet të dorëzohen deri më 31 janar të vitit aktual: çdo ndërhyrje që ndodh pas kësaj date mund të ndikojë në çmimin e vitit të ardhshëm, por jo në atë aktual. Vetë Trump e ka përmendur vazhdimisht Çmimin Nobel. Gjatë presidencës së tij të parë, ai kishte pretenduar arritje që, sipas tij, e bënin të denjë për çmimin: nga Marrëveshjet e Abrahamit mes Izraelit dhe vendeve arabe deri te përpjekjet e ndërmjetësimit me Korenë e Veriut. Por ndërsa mbështetësit e Trump flasin për një kandidaturë të fortë, kritikët tregojnë të paktën tre pengesa kryesore. E para është teknike: është kapërcyer afati i 31 janarit. E dyta është historike dhe reputacionale: një pjesë e komitetit norvegjez tenton të favorizojë figura më pak të politizuara, siç janë aktivistët, figurat fetare ose punonjësit humanitarë, ndërsa Trump konsiderohet një figurë polarizuese. Së fundmi, shumë vëzhgues flasin hapur për një fushatë "shumë të dukshme", me presionin dhe lobimin mediatik që kërcënojnë të minojnë besueshmërinë e propozimit të tij. E ndërkohë ka edhe disa vendime kontraverse të marra nga trump, në mandatin e parë, që nga tërheqja e SHBA nga marrëveshja e parisit e deri te muri me meksikën që shumëkush beson se bien ndesh me vlerat e cmimit Nobel. Ndërkohë vetë Trump duket se nxitet edhe nga xhelozia. Ai e ka përmendur vazhdimisht Barack Obamën si pikë referimi për ambiciet e tij për Çmimin Nobel. Obama e mori çmimin në vitin 2009, më pak se një vit pasi mori detyrën, "për përpjekjet e tij të jashtëzakonshme për të forcuar diplomacinë ndërkombëtare". Një vendim që ndau opinionin publik në atë kohë. Sidoqoftë, vendimi mbetet i hapur, por shanset duken të pakëta për Trump.

Top News – Macron kërkon të joshë Trumpin / Ftesë për në Versajë pas samitit të G7-ës
10/04 15:22
Top News – Opsionet ushtarake për Hormuzin / Starmer diskuton me Trump, koalicion vendesh
10/04 15:21
Top Channel/ Xi Jinping takohet me lideren e opozitës së Tajvanit: “Sinjal për Trumpin”!
10/04 14:57
Top News – Trump urdhëron Netanyahun-Frenohu! ‘Mbaje veten nën kontroll’, marrëveshja në rrezik
10/04 13:37
Top News – Ujku në arrati, mbyllet shkolla / Panik në qytet, nis një operacion masiv kërkimi
10/04 13:37
Top News- Debate mes VV e opozitës/ Rendi i ditës nxit debate në Kuvend, PDK akuza Kurtit
10/04 13:36
Top News – Trump do ‘auditojë’ NATO-n / Për ‘dështimin’ në mbështetjen e luftës me Iranin
10/04 13:36
Top News – Ajatollahu nuk do luftë me SHBA-në / Por kërkon ‘paratë e gjakut’ si kompensim
10/04 13:35
Top Channel/ Merz “shmang” kritikat ndaj Trump: “Nuk duam përçarje të NATO-s”!
10/04 12:14
Top Channel/ Rusia dhe Ukraina-armëpushim për Pashkët Ortodokse, Putin trupave: Ndaloni zjarrin!
10/04 12:08
Top Channel/ Lufthansa sot në grevë: Në rrezik qindra fluturime, preken “pushuesit” e Pashkëve!
10/04 12:07
Top Channel/ “Nuk e kishim kështu fjalën”, Trump fshikullon Iranin për Hormuzin: S`është kjo ujdia!
10/04 11:33
Top News – Moska nuk do ta braktisë Kubën! Do ndihmojë ishullin komunist për energjinë
10/04 11:27
Top Channel/ Taksa për kalimin në Hormuz, ekspertët: Mund të jetë e paligjshme!
10/04 11:21
Top News – Artemis II po kthehet në shtëpi…Lëmsh zjarri në atmosferë, zbuluan sekretet e Hënës
10/04 11:07
Top News – Avioni spiun i Putinit mbi Evropë / NATO ngre F-16 për ta ndjekur, alarm në Poloni
10/04 11:07
Top News – Asnjë marrëdhënie me Jeffrey Epstein / Melania Trump flet publikisht: Nuk jam viktimë
10/04 11:00
Top News – Trump, Iranit: Nuk ishte kjo marrëveshja! Armëpushimi pranë kolapsit, raketa ngado
10/04 11:00
Top News – Melania Trump deklaratë për mediat. ‘Nuk kam pasur kurrë lidhje me Epstein’
10/04 09:46
Top News- SHBA ul në negociata Izraelin e Libanin, palët armëpushim para Trumpit
09/04 23:00