Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka akuzuar udhëheqësit evropianë për dobësi dhe mungesë vendosmërie, duke lënë të kuptohet se Uashingtoni mund të reduktojë ndihmën për Ukrainën. Në një intervistë për Politico, ai deklaroi se vendet e Evropës janë “në rënie” dhe kanë dështuar të kontrollojnë migracionin apo të marrin hapa vendimtarë për t’i dhënë fund luftës midis Kievit dhe Moskës.