Top News – Trump: Krimeja është e Rusisë…! Përplaset me Zelenskin, SHBA do braktisë Ukrainën
24/04/2025 11:48

Presidenti amerikan Donald Trump dhe ai ukrainas Volodymyr Zelenski u përplasën sërish të mërkurën mbi përpjekjet për t'i dhënë fund luftës trevjeçare në Ukrainë, me liderin amerikan që qortoi Zelenskin për refuzimin e njohjes së okupimit rus të Krimesë. Zëvendësi i Trumpit, JD Vance tha se ishte koha që Rusia dhe Ukraina ose të bien dakord për një propozim paqeje të SHBA-së "përndryshe Shtetet e Bashkuara do të largohen nga ky proces", duke i bërë jehonë një paralajmërimi të Trumpit, javën e kaluar. Duke folur për gazetarët në Indi, Vance tha se propozimi kërkonte ngrirjen e linjave territoriale "në një nivel afër vendit ku janë sot" dhe një "zgjidhje diplomatike afatgjatë që shpresojmë se do të çojë në paqe afatgjatë". "E vetmja mënyrë për të ndaluar me të vërtetë vrasjet është që ushtritë të ulin armët, të ngrijnë luftën", tha ai. Një ish-zyrtar perëndimor i njohur me propozimin e SHBA tha se ai kërkon gjithashtu njohjen e aneksimit të Krimesë nga Rusia. Që nga marrja e detyrës në janar, Trump ka ndryshuar politikën e SHBA-së ndaj luftës në Ukrainë, duke i bërë presion Ukrainës që të pajtohet me një armëpushim, ndërsa zbuti presionin ndaj Rusisë, e cila filloi pushtimin e plotë të fqinjit të saj në 2022. Zelenski të martën përsëriti se Ukraina nuk do t'ia dorëzonte kurrë Krimenë Rusisë, e cila mori kontrollin e gadishullit në vitin 2014, në një veprim që u dënua ndërkombëtarisht. "Nuk ka asgjë për të folur këtu. Kjo është kundër kushtetutës sonë," tha ai. Trump, i cili debatoi me Zelenskin në një takim katastrofik të Zyrës Ovale në mars, e quajti këtë një deklaratë nxitëse që e bëri paqen më të vështirë për t'u arritur. Ai tha në një postim në rrjetet sociale se Krimea ishte e humbur vite më parë "dhe nuk është më as pikë diskutimi".

Top News – Putin ‘luan bllofin’, teston NATO-n / Sa larg mund të shkojë pa një përgjigje serioze
22/11 15:33
Top Channel/ GTA ‘çmend’ fansat, rekord shitjesh
22/11 15:00
Top News – Rrëmbime avionësh e sulme terroriste / ‘Al Kaeda do godasë’, paralajmërohen linjat ajrore
22/11 14:55
Top News – Rivali ‘fton’ Netanyahun në qeveri / Eisenkot nis ‘bisedime maratonë’ për koalicionin
22/11 14:41
Top News – 14 të zhdukur nën rrënoja / ‘Mizori’, droi rus godet pallatin pesë katësh në Kiev
22/11 14:36
Top News – Evropa hyn në ‘supercikël’ zgjedhjesh / Rezultatet mund të trondisin themelet e BE-së
22/11 13:15
Top News – Voton për t’u larguar nga Britania / Fshati anglez proteston, nuk do kampe emigrantësh
22/11 12:42
Top News – Putini është një ‘vrasës gjakftohtë’ / Sekretari britanik i mbrojtjes ‘shpërthen’ në Kiev
22/11 12:25
Top News – Luftë në Sinaloa, kapet lordi i drogës / Arrestohet ‘Chapo Isidro’, i kërkuar nga FBI
22/11 12:25
Top News – Anija ruse digjet ende pranë Finlandës / Sulm në Baltik, Ukraina godet me dronë detarë
22/11 12:24
Top Channel/ Arrestohet bosi meksikan i drogës/“Chapo Isidro” në listën e 10 më të kërkuarve nga FBI
22/11 12:22
Top News – Kinema në 9000 kilometra lartësi/Hollivudi ‘pushton’ qiellin, ‘një treg’ në shpërthim
22/11 12:16
Top Channel/ Paralizohet Belgjika/ Protestat e sindikatave, anulohen fluturime dhe transporti publik
22/11 11:12
Top Channel/ Eisenkot fton Netanyahun në qeveri/ Bisedimet për kabinetin e ri, përgatitet koalicioni
22/11 10:35
Top Channel/ Noti i guximit në Ngushticën e Hormuzit, aktivisti me thirrjen e fortë për paqe
21/11 23:14
Top Channel/ Europa, tym e flakë nga protestat. Në Paris e Lion përleshje të dhunshme
21/11 22:59
Top Channel/ Tensione në kufijtë e NATO-s. Goditet me dronë anija ruse në Baltik
21/11 22:56
Top News – Britanikët ndërrojnë mendje. Sondazhi – Duam të kthehemi sërish në BE
21/11 22:06
Top News – Një GTA 6 për pensionistët. Kritika për Mitsotakis, loja s’lejohet nën 17 vjeç
21/11 20:23
Top News – Sulm kibernetik në Norvegji. Hakerët shënjestrojnë sistemin kombëtar të identifikimit
21/11 20:21