Top News – Trump konfirmon: E kapëm autorin! E dorëzoi i ati, i dyshuari është në paraburgim
12/09/2025 15:42

Një i dyshuar për vrasjen e aktivistit konservator Charlie Kirk në një universitet të Utah-s është në paraburgim, tha të premten Presidenti i SHBA-së Donald Trump, duke i dhënë fund një kërkimi intensiv që pasoi atë që Trump e përshkroi si një "vrasje të tmerrshme". Vrasësi i Kirk-ut i kishte shpëtuar policisë dhe agjentëve federalë për më shumë se 24 orë pas të shtënave të së mërkurës, në të cilat një snajper qëlloi me një plumb të vetëm 31 vjecarin Kirk, gjatë një paraqitjeje të tij në Universitetin e Luginës së Utah-s në Orem. "Mendoj se e kemi kapur," tha Trump në një intervistë për emisionin "Fox and Friends", duke shtuar se një person që e njeh të dyshuarin e kishte dorëzuar atë. "Mendoj se me një shkallë të lartë sigurie e kemi në paraburgim", shtoi ai. Trump nuk e ndau identitetin e të dyshuarit. I dyshuari sipas burimeve është në paraburgim në Utah. Më herët, hetuesit amerikanë thanë se kishin gjetur pushkën që besohet se është përdorur për të vrarë Kirk-un dhe publikuan imazhe të një personi të kërkuar. FBI-ja kishte qarkulluar imazhe të paqarta që me sa duket ishin marrë nga kamerat e sigurisë, duke treguar një person që mbante një bluzë të zezë, syze dielli dhe një kapelë bejsbolli të errët. Zyrtarët e zbatimit të ligjit publikuan gjithashtu një video të personit që qëllon duke vrapuar nëpër çati dhe duke u hedhur në tokë. "Dikush kaq afër njeh edhe një anim të vogël të kokës, gjë që askush tjetër nuk do ta bënte," tha Trump në intervistë. Trump tha se i dyshuari u njoh nga njerëz të afërt të tij dhe sugjeroi që babai i të dyshuarit e kishte cuar atë në një stacion policie për ta dorëzuar.

Top News – Paqja në Ukrainë nuk mund të shtyhet / Papa bën thirrje para përvjetorit të pushtimit
22/02 15:56
Top News – Kina zë vendin e SHBA-së / Partnerja kryesore tregtare e Gjermanisë, Merz në Pekin
22/02 15:48
Top News – Luftë e re e Ftohtë me SHBA-në/ Presidenti i Brazilit para takimit me Trumpin
22/02 13:55
Top News – ‘Sulme terroriste’ në Ukrainë/ Shpërthime vdekjeprurëse në perëndim, viktima në Kiev
22/02 13:54
Top News – Kubanezët ikin nga Venezuela/ Largohen forcat e sigurisë, presioni i SHBA rritet
22/02 13:45
Top News – Çon anijen-spital në Grenlandë/ Trump nuk heq dorë: Njerëzit atje nuk marrin kujdes
22/02 13:44
Top News – Gara e re hapësinore ka nisur/ Satelitët riformësojnë mbrojtjen e Gjermanisë
22/02 13:42
Top News – Sllovakia kërcënon të ngrijë Ukrainën / Do ndërpresë furnizimin me energji nëse…
22/02 13:41
Top News – Trump rrit tarifat globale / Nga 10 në 15 për qind…pas vendimit të gjykatës
22/02 12:09
Top News – Në ‘tokën e askujt’ në Ukrainë/ ‘Vrasësit e qiellit’ mund të vendosin fatin e luftës
22/02 12:08
Top News – ‘Plas lufta’, Pakistani sulmon Afganistanin/ Bomba nga qielli, edhe fëmijë mes viktimave
22/02 12:03
Top News – Trupa në terren, në Ukrainë, tani! Ish kryeministri britanik kërkon veprim të shpejtë
22/02 11:29
Top News – Kthehen protestat në Iran / Studentët përleshen me forcat e rendit në Teheran
22/02 11:28
Top Channel/ Rusia shton sulmet në Ukrainë/ Vritet nga shpërthimi një police 23-vjeçare
22/02 11:19
Top Channel/ Pakistan-Afganistan, prag lufte! Sulm ajror kundër talibanëve, 13 viktima
22/02 10:48
Top Channel/ Protesta masive në Lyon, pas vdekjes së një aktivisti të ekstremit të djathtë
21/02 23:20
Top Channel/ Trump i bën fakt tarifat e reja 15% për Botën. Hyjnë në fuqi që më 24 shkurt
21/02 22:32
Top Channel/ Frika e një lufte SHBA-Iran, Gjermania thirrje shtetasve të saj: “Largohuni tani”!
21/02 15:29
Top Channel/ “Anëtarësim në BE pa veto”, FAZ: “Debati po shkon në drejtimin e duhur”!
21/02 15:28
Top Channel/ Shqipëria, trupa në Gaza: Del harta, Kosova “merr” veriun e Gazës, Shqipëria…
21/02 15:25
DIGITALB DIGITALB