Dy kandidatët për postin e presidentit amerikan do të jenë përballë njëri-tjetrit më 27 qershor, në një debat televiziv disa muaj përpara datës së zgjedhjeve. Dy kundërshtarët kanë hedhur vazhdimisht akuza, duke e quajtur njëri- tjetrin si rrezik për demokracinë dhe si të korruptuar. Sondazhet e fundit të opininit publik kanë nxjerrë dy rivalët në një garë shumë të ngushtë, ku nuk dihet se kush do jetë fituesi në zgjedhjet e 5 nëntorit.