Top News – Trump: Kjo nuk është lufta ime! ‘Tërhiqem nëse bisedimet Ukrainë-Rusi dështojnë’
20/05/2025 11:27

Presidenti amerikan Donald Trump është i bindur se Rusia do t'i japë fund luftës kundër Ukrainës. Ai sheh një "shans të mirë" për ta arritur këtë por nëse kjo përpjekje dështon, SHBA do të tërhiqet. As armëpushim, as lëshime dhe asnjë afat kohor detyrues: Biseda telefonike mes presidentëve të SHBA-së dhe Rusisë, Donald Trump dhe Vladimir Putin nuk solli rezultate, e megjithatë Donlad Trump e cilësoi më pas si sukses. "Është një gjakderdhje. Dhe unë besoj se ai dëshiron t'i japë fund," tha Trump, duke iu referuar homologut të tij Vladimir Putin. Lidhur me përpjekjet për t'i dhënë fund luftës, Trump tha në Shtëpinë e Bardhë: "Mendoj se kemi një shans të mirë për ta bërë këtë. Mendoj se Putini e dëshiron këtë." Trump tha se ai nuk do të kërkonte një zgjidhje paqeje nëse nuk do ishte i bindur për të. Trump tha se SHBA do që të vazhdojë përpjekjet e saj ndërmjetësuese për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky gjithashtu dëshiron t'i japë fund luftës. Duhet të ketë më shumë qartësi brenda dy deri në katër javë, tha Trump, pa dhënë detaje të mëtejshme. Ka "ego të mëdha të përfshira”, vazhdoi Trump. Por nëse nuk ka përparim, "unë thjesht do të tërhiqem," tha ai, duke përsëritur paralajmërimin e tij se mund të braktisë përpjekjet për të sjellë paqen midis Rusisë dhe Ukrainës. "Kjo nuk është lufta ime”, tha Trump.

Top Channel/ Franca sfidon Turqinë për bllokun Greqi-Qipro
10/11 23:32
Top News- UFO-t ballë për ballë me avionët amerikanë, Trump flet drejtpërdrejtë: Rrëfen dëshmitë
10/11 23:00
Top News- “Qytet raketash nëntokësor”, Irani zbulon bazën me armatim, mesazh i prerë për SHBA
10/11 22:45
Top News – Përplasje për buxhetin e BE-së/ Merz kërkon fonde për Ukrainën, 4 shtete i bëjnë bllokadë
10/11 22:30
Top Channel/ NASA ofron 164 mijë dollarë në vit, por çfarë duhet të bësh për të shkuar në Hapësirë?
10/11 22:14
Top News – Vritet shqiptari në Spanjë/ Dyshime për larje hesapesh, autori largohet me skuter
10/11 22:00
Top Channel/ Brigitte ka lindur burrë? Macronët shpallin luftë ligjore në SHBA, padisin..
10/11 21:50
Top News- “Ky është sabotim”, Hegseth përmend Kosovën për të mbrojtur luftën në Iran
10/11 21:41
Top Channel/ Zbulohet çfarë firmosi Rusi-Ukrainë në Abu Dhabi, Rubio: U bënë hapa konstruktivë
10/11 20:16
Top News – Të dhënat sekrete dalin sheshit. Claude ekspozon mbi 100 mijë dokumente në internet
10/11 19:30
Top News – Mbrojtje ajrore e siguri energjetike / Zelensky takon liderët nordikë në Kopenhagen
10/11 15:31
Top News – Princi Harry ‘zbarkon’ në Bruksel / Meghan qëndron ‘në hije’ pas arrestimit të të atit
10/11 15:31
Top News – Zgjedhin drejtuesit në Kongres / Republikanët ‘mblidhen’ një javë pas humbjes së thellë
10/11 15:24
Top News – SHBA largon avionët nga baza britanike /‘Kërcënim iranian’, dërgohen në Gjermani e Spanjë
10/11 15:20
Top Channel/ “Çmendet” Claude, mijëra file e password përfundojnë në rrjet: Po kontrollojmë gabimin!
10/11 14:53
Top Channel/Tmerr në Bullgari, përplasen 70 makina: Dhjetëra viktima, nisi nga një kamion!
10/11 14:29
Top Channel/ Anëtarët e rinj, BE masa mbrojtëse: Mali i Zi përballet i pari me 15 vite monitorim!
10/11 14:25
Top News – ‘Gjueti’ nëndetësesh në Baltik / NATO zhvillon stërvitje, ‘një kërcënim i vazhdueshëm’
10/11 14:05
Top News – 50 makina e kamionë mbi njëri-tjetrin / Aksident masiv në Bullgari, të paktën 11 viktima
10/11 14:03
Top News – Lufta me Iranin ‘ka marrë fund’ / Trump: Në aspektin ushtarak ‘është punë e kryer’
10/11 13:54