Që nga takimi skandaloz në Shtëpinë e Bardhë, nuk ka më dyshime: Presidenti amerikan Donald Trump nuk e sheh Volodymyr Zelensky-n si partner, por si pengesë në arritjen e qëllimeve të tij në Ukrainë. Duke cituar burime, gazeta më e madhe gjermane, Bild thotë se pas dyerve të mbyllura, Trump po përpiqet të detyrojë Zelensky-n të japë dorëheqjen si president i Ukrainës!