Donald Trump është gati të ndëshkojë Ukrainën nëse Kievi nuk ndalon së sulmuari vendet energjetike ruse. Ai ka kërcënuar të pezullojë një marrëveshje që u lejon aleatëve të blejnë armë amerikane për t'i dërguar në Ukrainë. Presidenti amerikan thuhet se është zemëruar me shënjestrimin e përsëritur të rafinerive ruse të naftës nga ukraina ndërkohë që ka kërcënuar po ashtu të ndalë ndarjen e të dhënave të inteligjencës me Kievin. Por ndërsa mediat prestigjoze amerikane sjellin këto raportime, përfaqësuesi i Uashingtonit në NATO thotë se sistemi i prokurimit që i siguron Ukrainës armë amerikane "vazhdon të funksionojë".