Presidenti amerikan, Donald Trump po kërkon të mbledhë mbështetje nga vendet e tjera për të zgjidhur krizën e Ngushticës së Hormuzit. Ai i kërkoi ndihmë Kinës duke thënë se Pekini duhet të ndërhyjë për të eleminuar pengesat në ngushticë dhe kërcënoi se ai mund të shtyjë një takim të planifikuar me liderin kinez Xi jinping. Trump tha se preferonte të dinte pozicionin e pekinit para takimit me Xi Jinping, më vonë këtë muaj. Presidenti amerikan tha se SHBA kishte marrë disa përgjigje shumë poziciove pasi kishte kërkuar ndihmën e vendeve të tjera për Hormuzin, por edhe shtoi se ka nga ato vende që nuk duan të përfshihen. Ndërkohë ai paralajmëroi se NATO përballet me një të ardhme shumë të keqe nëse aleatët e SHBA-së nuk do të ndihmojnë në krizën e ngushticës së Hormuzit. “Është e logjike që ata që janë përfitues të ngushticës të ndihmojnë për t’u siguruar që asgjë e keqe të mos ndodhë atje”, tha ai në një intervistë për Financial Times, duke shtuar se “nëse nuk ka përgjigje ose nëse përgjigjia do të jetë negative, do të jetë shumë keq për të ardhmen e NATO-s”. Trump tha se administrata e tij ka kontaktuar tashmë me shtatë vende, por nuk i identifikoi ato. Në një postim në rrjetet sociale në fundjavë, ai tha se shpresonte që Kina, Franca, Japonia, Koreja e Jugut, Britania dhe të tjerë do të merrnin pjesë.