Trump Presidenti I SHBA, Donald Trump, ka lëshuar një tjetër paralajmërim ndaj Iranit, duke thënë se Shtetet e Bashkuara do të shkatërrojnë një urë ose termocentral sa herë që iranianët hapin zjarr ndaj një anijeje në Ngushticën e Hormuzit. Paralajmërimi I Trump për synimin e infrastrukturës civile në hakmarrje për sulmet iraniane, erdhi përmes një postimi nga adrea zyrtare e tij në Truth Social. Në përgjigje të kërcënimit të Trump ndaj infrastrukturës së Iranit, një burim ushtarak iranian i cituar nga agjencia e lajmeve Tasnim tha se Teherani do të hakmerrej kundër infrastrukturës në rajon.