Top News – Trump kërcënon Hamasin me ‘zhdukje’ / Të lëshojë pushtetin! ‘Lëvizim shpejt’ drejt paqes
06/10/2025 11:19

Presidenti amerikan Donald Trump, u ka kërkuar të gjithë palëve të përfshira në përpjekjet për t'i dhënë fund luftës në Gaza të “lëvizin shpejt” ndërsa ndërmjetësit do të takohen në Egjipt të hënën për bisedime indirekte të paqes mes Hamasit dhe Izraelit. Bisedimet vijnë pasi Hamasi ra dakord për disa pjesë të një plani paqeje prej 20 pikash të SHBA-së, duke përfshirë lirimin e pengjeve dhe dorëzimin e qeverisjes së Gazës tek teknokratët palestinezë, por kërkon negociata për çështje të tjera. Përgjigja e grupit nuk përmendi kërkesat kryesore për çarmatimin e tij dhe mosluajtjen e një roli të ardhshëm në qeverisjen e Gazës. Duke shkruar në mediat sociale se bisedimet kishin qenë “shumë të suksesshme”, Trump tha: “Më është thënë se faza e parë duhet të përfundojë këtë javë dhe po u kërkoj të gjithëve të lëvizin shpejt.” Presidenti amerikan shtoi se “koha është thelbësore, përndryshe do të ketë gjakderdhje masive”. Duke folur me gazetarët më herët, Trump tha se mendonte se pengjet do të fillonin të liroheshin “shumë shpejt”. Kur u pyet për fleksibilitetin mbi planin e tij të paqes, Trump tha se "nuk ka nevojë për fleksibilitet sepse të gjithë kanë rënë dakord pak a shumë me të, por gjithmonë do të ketë disa ndryshime". "Është një marrëveshje e shkëlqyer për Izraelin, është një marrëveshje e shkëlqyer për të gjithë botën arabe, kështu që jemi shumë të lumtur për këtë", shtoi ai. Ndërkohë, sulmet ajrore izraelite vazhduan në Gaza, pavarësisht se Trump i kërkoi Izraelit të "ndalojë menjëherë bombardimet" të premten pasi Hamasi iu përgjigj planit të propozuar.

Top Channel/ Kina negocion për paqe? Analiza e BBC: Ka hallin e vet ekonomik
01/04 19:57
Top Channel/ Kërcënon Trump: Largohemi nga NATO! Starmer bën lëvizjen urgjente
01/04 19:47
Top Channel/ “Është një ‘tigër letre’, e di dhe…”, Trump: Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO
01/04 17:52
Top Channel/ Tragjike në Rusi, avioni ushtarak përplaset me një shkëmb, humbin jetën 29 persona
01/04 17:49
Top News- Libani tërheq ushtrinë nga kufiri me Izraelin/Frika e bllokimit të trupave mes dy zjarreve
01/04 15:24
Top News – ‘NATO, tigër prej letre’. Trump kërcënon: Mund të largohemi nga aleanca
01/04 13:29
Top News – Mesazh i Iranit për SHBA-në / ‘Nuk do të hapet Ngushtica e Hormuzit për ju’
01/04 12:58
Top News – Lufta drejt fundit. Trump – Misioni u përmbush, tërhiqemi pas 3 javësh
01/04 12:57
Top News – Luftën e Trump e paguan bota. Mbyllja e konfliktit nuk mbyll pasojat ekonomike globale
01/04 12:57
Top Channel/ Trump kufizon votimin me postë, firmos urdhrin, paralajmërohen beteja ligjore
01/04 12:21
Top Channel/ Papa thirrje Trump: Ndal luftën! Kërko rrugëdalje nga lufta në Lindjen e Mesme
01/04 12:19
Top Channel/ Bursat aziatike në rritje të fortë, Japonia e Koreja e Jugut rrisin tregjet financiare
01/04 12:13
Top Channel/ Izraeli miraton dënimin me vdekje për terroristët, protesta dhe kritika ndërkombëtare
01/04 12:13
Top Channel/ Trump kufizon votimin me postë, firmos urdhrin, paralajmërohen beteja ligjore
01/04 12:12
Top News – Ndërmjetësim për paqe. Kina dhe Pakistani plan me 5 pika për Iranin
01/04 11:54
Top News- Dorëzohet Irani, gati t’i jap fund luftës, por me një kusht
31/03 22:59
Top News- Britania në Luftë? Nxjerr trupat ushtarake, i nis drejt Lindjes së Mesme kundër Iranit
31/03 22:58
Top News- Irani nxjerr fëmijët në fushëbetejë/ I armatos kundër SHBA e Izraelit
31/03 22:58
Top News-SHBA hedh bombat 2000 paundëshe, digjet Irani/ Trump nxjerr artilerinë e rëndë
31/03 22:57
Top Channel/ Zbulohet lëvizja e madhe! Mbreti i Anglisë do takojë Trump në Shtëpinë e Bardhë
31/03 20:01