Top News – Trump i zemëruar, ndëshkon Kanadanë / Anulon ftesën për tu bërë pjesë e Bordit të Paqes
23/01/2026 11:19

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka tërhequr ftesën e Kanadasë për t’iu bashkuar nismës së tij, Bordi i Paqes, e cila synon zgjidhjen e konflikteve botërore. Ky vendim i Trumpit erdhi pas fjalimit të kryeministrit të Kanadasë, Mark Carney, në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, ku ai i kritikoi hapur shtetet e fuqishme, duke thënë se ato po përdorin integrimin ekonomik si armë dhe tarifat si mjet trysnie. “Përmes kësaj letre ju njoftoj se Bordi i Paqes po e tërheq ftesën për ju në lidhje me anëtarësimin e Kanadasë në atë që do të jetë bordi më prestigjioz i udhëheqësve botërorë", shkroi Trump të enjten në një postim në Truth Social drejtuar Carneyt. Javën e kaluar, zyra e Carneyt kishte njoftuar se ai ishte ftuar në bord dhe se synonte ta pranonte ftesën. Carney mori duartrokitje të rralla në Davos pas fjalimit që mbajti, në të cilin u bëri thirrje kombeve të pranonin fundin e një rendi global të bazuar në rregulla. Kanadaja, e cila së fundmi ka nënshkruar një marrëveshje tregtare me Kinën, mund të tregojë se si “fuqitë e mesme” mund të veprojnë së bashku për të shmangur viktimizimin nga hegjemonia amerikane, shtoi ai. Trump u kundërpërgjigj duke thënë se Kanadaja “jeton falë Shteteve të Bashkuara” dhe u tha pjesëmarrësve në Davos se Carney duhet të jetë mirënjohës për bujarinë që SHBA-ja ka treguar deri tani. “Mbaje mend këtë, Mark, herën tjetër që bën deklaratat e tua,” shtoi ai, duke iu drejtuar direkt Carneyt. Tërheqja e ftesës për Kanadanë erdhi disa orë pasi Trump zyrtarisht themeloi bordin, i cili fillimisht ishte menduar të konsolidonte një armëpushim në Gazë. Anëtarëve të përhershëm iu kërkohet të ndihmojnë financimin e bordit me një pagesë prej 1 miliard dollarësh secili, sipas Trumpit. “Pasi ky bord të formohet plotësisht, ne mund të bëjmë praktikisht çfarë të duam”, tha Trump të enjten në Zvicër. “Dhe do ta bëjmë këtë në bashkëpunim me Kombet e Bashkuara”.

Top News- “A është ‘Amerika e Para’ prioritet i Trump?”/ Presidenti iranian letër amerikanëve
01/04 23:14
Top News- Marinsat amerikanë sulme në Irak, pse po sulmohen milicitë?
01/04 23:12
Top News- Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut, Izraeli nuk fal, ekzekuton objektivin e radhës
01/04 23:11
Top Channel/ Gati udhëtimi drejt hënës, nis numërimi mbrapsht pas 54 vitesh
01/04 22:58
Top Channel/ Vance zbulon kushtin e Trump: Hapja e Hormuzit vendos paqen
01/04 22:57
Top News- SHBA sulme ajrore mbi Teheran, Trump: Duan armëpushim! Përgjigjet Irani: Vijojmë luftën
01/04 22:56
Top News- Çfarë po ndodh? Qielli merr ngjyrë portokalli, “zhduken” qytetet në Kretë
01/04 22:54
Top Neës- Koreja e Veriut ‘nis luftë’ me SHBA, sulm kibernetik për të vjedhur kriptomonedhat
01/04 22:53
Top News- ‘Të ndalet lufta në Liban”/ Italia dhe 14 vende europiane thirrje Izraelit e Hezbollah
01/04 22:10
Top News-Erdogan fajëson Izraelin për luftën: Çdo pikë gjaku e derdhur zgjat mbijetesën e Netanyahut
01/04 21:39
Top Channel/ “Lufta me Iranin vazhdon”, Netanyahu sfidon Iranin: Do vazhdojmë ta shtypim regjimin
01/04 21:15
Top Channel/ Izraeli konfirmon eliminimin e një tjetër komandanti të lartë të Hezbollahut
01/04 21:14
Top Channel/ SHBA dhe Izraeli sulmojnë industrinë e çelikut në Iran, raportohen dëme të mëdha
01/04 21:13
Top Channel/ Kina negocion për paqe? Analiza e BBC: Ka hallin e vet ekonomik
01/04 19:57
Top Channel/ Kërcënon Trump: Largohemi nga NATO! Starmer bën lëvizjen urgjente
01/04 19:47
Top Channel/ “Është një ‘tigër letre’, e di dhe…”, Trump: Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO
01/04 17:52
Top Channel/ Tragjike në Rusi, avioni ushtarak përplaset me një shkëmb, humbin jetën 29 persona
01/04 17:49
Top News- Libani tërheq ushtrinë nga kufiri me Izraelin/Frika e bllokimit të trupave mes dy zjarreve
01/04 15:24
Top News – ‘NATO, tigër prej letre’. Trump kërcënon: Mund të largohemi nga aleanca
01/04 13:29
Top News – Mesazh i Iranit për SHBA-në / ‘Nuk do të hapet Ngushtica e Hormuzit për ju’
01/04 12:58