Presidenti amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar Iranin se "koha po mbaron" për të arritur një marrëveshje mbi programin e tij bërthamor. Kjo deklaratë erdhi pas rritjes së forcave ushtarake amerikane në Gjirin Persik, një hap që ka ngjallur tensione të reja mes dy shteteve. Trump tha se një Armadë masive po lëvizte drejt Iranit, duke nënkuptuar dërgimin e një flote të fuqishme detare amerikane. Presidenti i SHBA-ve theksoi se kjo armadë poLëviz shpejt, me fuqi, entuziazëm dhe një qëllim të madh, duke i bërë thirrje Iranit të ulet në tavolinë për të negociuar një marrëveshje që do të pengonte zhvillimin e armëve bërthamore.