Top News – Trump i shpall luftë të gjithëve / Kërcënon BE-në dhe Britaninë e Madhe me tarifa
03/02/2025 12:28

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka paralajmëruar amerikanët se mund të përballen me “vuajtje” ekonomike, për shkak të tarifave tregtare që sapo i ka vendosur ndaj partnerëve tregtarë të SHBA-së. Ai, gjithashtu, kërcënoi me luftë më të gjerë tregtare, për t’i përfshirë edhe Bashkimin Evropian (BE) dhe, mbase, edhe Britaninë e Madhe. “A do të ketë vuajtje? Po, mbase (dhe mbase jo!)”, shkroi Trump më 2 shkurt në platformën e vet sociale në lidhje me ndikimin që mund ta kenë tarifat te konsumatorët amerikanë. “Megjithatë, do t’ia vlejë barra qiranë”, shtoi ai. Trump u tha gazetarëve se synon të bisedojë me liderët e Kanadasë dhe Meksikës, më 3 shkurt, në lidhje me tarifat – të cilat ekspertët thonë se mund ta trazojnë ekonominë botërore. Por, Trump nuk tregoi nëse po i rishqyrtonte veprimet e tij. "Nuk pres asgjë shumë dramatike", tha ai. Trump tha se tarifat ndaj mallrave nga BE-ja do të "vendosen patjetër" dhe se kjo do të ndodhë "shumë shpejt".Ai, po ashtu, la të kuptohej se edhe Britania e Madhe mund të përballet me tarifa. BE-ja tha më 2 shkurt se do të kundërpërgjigjej "fuqishëm", nëse Trumpi vendos tarifa, pavarësisht se shpreson të shmangë një luftë tregtare nëpërmjet bisedimeve. "Bashkimi Evropian shpreh keqardhje për vendimin e SHBA-së për të vendosur tarifa ndaj Kanadasë, Meksikës dhe Kinës", tha një zëdhënës i Komisionit Evropian. Vendet e prekura – Kanadaja, Meksika dhe Kina –kanë kërcënuar se do të ndërmarrin veprime hakmarrëse, derisa kanë bërë thirrje edhe për bisedime tregtare në vend të tarifave, të cilat mund t’i rrisin çmimet për konsumatorët dhe t’i dëmtojnë ekonomitë e të gjitha palëve të përfshira.

Top Channel/ Aktori britanik Russell brand shpallet fajtor për përdhunim
05/11 23:44
Top Channel/ Paraguai në kaos, falimenton banka dhe jep dorëheqjen presidenti
05/11 23:41
Top Channel/ Vendim historik në SHBA, falen 548 të dënuar me vdekje
05/11 23:38
Top Channel/ Humbja në zgjedhje, tension i lartë në kabinetin e trump
05/11 23:35
Top Channel/ “Jemi të përçarë dhe po humbasim besueshmërinë” Meloni kritikon BE-në për Ukrainën
05/11 23:24
Top Channel/ Luftë për pushtet në Izrael, votat arabe mund të rrëzojnë Netanyahun
05/11 23:12
Top Channel/ Melania Trump u dërgon letra personale dy presidentëve në luftë Putinit dhe Zelenskyt
05/11 23:07
Top News-Zgjedhjet në SHBA/Pesë surprizat që tronditën republikanët dhe rikthyen demokratët në skenë
05/11 23:00
Top News- Breshëri të shtënash! Tetë të vrarë, autori nuk kursen as gratë, izolohen tre fshatra
05/11 22:50
Top Channel/ BE investon 525 milionë euro për mikroçipat, synon të sfidojë dominimin aziatik
05/11 22:48
Top Channel/Pesë arsyet pse republikanët pësuan humbje të thellë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA
05/11 22:47
Top News- “Gjeni një avokat”: Nga dosjet Epstein te bizneset, demokratët vënë nën hetim Trumpin
05/11 22:40
Top News- Franca në revoltë: Qindra mijëra protestues pushtojnë rrugët, plas dhuna me policinë
05/11 22:38
Top News-Kush është “Kobra”? Snajperisti që lufton për Rusinë, gjurmët e të cilit të çojnë në Bosnje
05/11 22:35
Top News – Zjarr i fuqishëm në New York. Humbin jetën 6 persona, disa të plagosur
05/11 19:45
Top Channel / Panik në qiejt e Europës për bomba, shumë fluturime u anuluan
05/11 19:43
Top Channel / Protesta e dhunshme në Francë, mbyllet kulla Eiffel
05/11 19:42
Top Channel / Irani kërcënon Europën? Teherani paralajmëron luftë përtej Lindjes së Mesme
05/11 19:18
Top News – Shpërthejnë përleshjet në Francë / Ndërhyn policia në Lion, protesta në gjithë vendin
05/11 15:27
Top News – Hegseth bëhet ‘kokë turku’ / ‘Fajtor’ për humbjen e republikanëve në zgjedhje
05/11 15:21