Top News – Trump i përjashtoi nga bisedimet e paqes/ Liderët evropianë në takim urgjent për Ukrainën
17/02/2025 12:20

Udhëheqësit evropianë mblidhen sot në një takim urgjent për të diskutuar luftën trevjeçare të Rusisë kundër Ukrainës. Takimi në Paris vjen në përgjigje të shqetësimeve se Shtetet e Bashkuara dhe Rusia do ta negociojnë vetë fundin e luftës, duke lënë mënjanë Ukrainën dhe aleatët e saj evropianë. Udhëheqësit evropianë pritet të prezantojnë një front të bashkuar dhe të diskutojnë propozime të reja për mbështetjen e Ukrainës dhe forcimin e sigurisë evropiane. “Duket se është një grup i vendeve të BE-së që e kanë të qartë se nuk do të jenë pjesë e një marrëveshjeje të projektuar keq dhe të nxituar nga presidenti amerikan, Donald Trump, dhe që janë të përqendruara në vazhdimin e mbështetjes së tyre për Ukrainën”, thotë Majda Ruge, bashkëpunëtore e lartë në Këshillin Evropian për Marrëdhënie me Jashtë, me qendër në Berlin. Shqetësimet në Evropë u rritën pasi Keith Kellogg, i dërguari i Trumpit për Ukrainën dhe Rusinë, tha më 15 shkurt se Evropa nuk do të përfshihet drejtpërdrejt në bisedimet e paqes. Në të njëjtën ditë u bë e ditur se zyrtarët amerikanë dhe rusë do të takohen këtë javë në Arabinë Saudite, për të filluar bisedimet për përfundimin e luftës, pa vetë Ukrainën. Megjithatë, Trump tha të dielën se presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, “do të përfshihet” në bisedimet për paqe. Vetëm disa ditë më parë, ndërkaq, sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, tha se Uashingtoni nuk është më “i fokusuar në radhë të parë” në sigurinë e Evropës. Këto deklarata shkaktuan alarm dhe bënë që liderët evropianë të kërkojnë përgjigje ndaj asaj që e shohin si qasje të njëanshme të Uashingtonit për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Zyrtarët evropianë paralajmëruan se një marrëveshje paqeje ose armëpushimi i dakorduar me nxitim, do të minonte Ukrainën dhe sigurinë më të gjerë evropiane. Evropa është mbështetësja më e madhe financiare e Ukrainës. Me përjashtim të Hungarisë dhe Sllovakisë, vendi në luftë ka përkrahje të gjerë në kontinent.

Top News – Armatimi ka dalë në hapësirë / SHBA pranon se ka armë në orbitën e tokës-Gati për sulm!
15/09 12:34
Top Channel/ Lirohet nga burgu kryefashisti grek, Ilias Kasidhiaris përfundon dënimin
15/09 12:20
Top Channel/ “Frika nga AI, një mashtrim”: Trump kundërshton rregullat mbrojtëse!
15/09 12:02
Top Channel/ Ngërci politik në Kosovë, SHBA e pakënaqur: Po pengon axhendën e përbashkët!
15/09 11:43
Top Channel/ Vucic: Jap dorëheqjen në 27 shtator, fushatën e vazhdoj si qytetar i thjeshtë!
15/09 11:29
Top Channel/ SHBA ka vendosur armë në hapësirë: Janë në orbitën e Tokës, sulmojmë nga kozmosi!
15/09 11:05
Top Channel/ NATO rrëzon një dron në Lituani, Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë sulme!
15/09 11:05
Top News – NATO rrëzon dronët mbi Lituani. Polonia ngre avionët, Rusia ‘alarmon’ Baltikun
15/09 10:49
Top News – ‘Jam i fortë dhe me IQ të lartë’. Trump del garant: Ju mbroj unë nga IA
15/09 10:18
Top News – ‘Perversë që shkatërrojnë familjen’. Turqia mbyll organizatat LGBT, dhjetëra të arrestuar
15/09 09:56
Top News – Huthit, zotër në jug të Arabisë Saudite. Sulme ndaj bazave ushtarake dhe tre qyteteve
15/09 09:43
Top Channel/ Rusi-Ukrainë, pakt për naftën? Presioni i Trump zbut Zelenskyn
14/09 23:08
Top News- Fluturimi përfundon në tragjedi, avioni rrëzohet dhe shpërthen në flakë
14/09 23:00
Top News- “Dronët rus nuk na trembin”, NATO i tregon dhëmbët Putinit pas sulmit me dron
14/09 22:50
Top News- Korrupsioni e skandalet ‘zhytin’ Ukrainën! Zelensky sërish në hall, buzëqesh Putin
14/09 22:44
Top Channel/ Trump, ultimatum për “AI”, Presidenti amerikan kundër ngadalësimit të ritmit:Ide kineze
14/09 20:00
Top News- Bashkëpunimi me Kinën në AI/ SHBA paralajmëron Serbinë- Zgjidh partnerë të besueshëm
14/09 17:25
Top News- Ratko Mlladiç në PE/ Debat për lartësimin e ‘Kasapit të Bosnjes’ nga Serbia
14/09 16:27
Top Channel/ “Po afroheni pak si shumë me Kinën”, SHBA paralajmëron Serbinë: Kujdes me AI-n!
14/09 15:11
Top News – ‘Ulni ritmin e IA’. Deklarata e shefit të Anthropic shkakton ‘tërmet’ në bursa
14/09 14:05