Administrata e Donald Trump nuk ka kundërshtuar nismën e udhëhequr nga Britania e Madhe për vendosjen e sanksioneve të reja ndaj vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar. Lajmi raportohet nga Axios, duke cituar zyrtarë amerikanë dhe diplomatë perëndimorë. Vendimi i Shtëpisë së Bardhë për të mos penguar nismën britanike, e cila është mbështetur edhe nga 11 vende të tjera perëndimore, shihet si një shenjë e pakënaqësisë së presidentit amerikan Donald Trump ndaj politikës së qeverisë së Benjamin Netanyahut në Bregun Perëndimor.