Dokumente të klasifikuara me simbole të Departamentit të Shtetit, të gjetura të premten në mëngjes në një hotel në Alaska kanë zbuluar detaje të panjohura në lidhje me samitin e 15 gushtit midis presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin. Dokumentet që dyshohet se janë lënë pas aksidentalisht, përmbajnë të dhëna të ndjeshme si oraret dhe vendndodhjet e takimeve, si dhe numrat e kontaktit të zyrtarëve amerikanë. Dokumentet u gjetën rreth orës 9 të mëngjesit në printerin e qendrës së biznesit në një hotel me katër yje i vendosur rreth 20 minuta larg bazës ku u zhvillua samiti. Faqja e parë e dokumenteve përshkruan me detaje renditjen e takimeve të 15 gushtit, përfshirë emrat e dhomave specifike brenda bazës ku do të zhvilloheshin takimet. Dokumenti është hartuar nga Zyra e Shefit të Protokollit të Shtëpisë së Bardhë dhe parashikon edhe menynë e drekës, por që u anulua pas konferencës së shtypit mes dy presidentëve.