Një kompani amerikane nafte e lidhur me Donald Trump po përgatitet të nisë shpimin e puseve në Grenlandën e largët, pavarësisht se nuk ka marrë leje nga autoritetet lokale. Ndërsa presidenti amerikan vazhdon me kërcënimet e tij për të marrë nën kontroll territorin e gjerë në Arktik, materiale për fillimin e shpimeve janë sjellë në breg ditët e fundit, në lindje të Grenlandës.