Presindeti Amerika Donald Trump, ka emëruar mbështetësin e tji në krye të diplomacisë amerikane për Serbinë. Mark Brnovich do të jetë ambassador i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, duke zëvendësuar në këtë post Chrisopher Hill. “Marku është veteran krenar i Gardës Kombëtare dhe paraprakisht ka shërbyer si Prokuror i Përgjithshëm i Arizonës. Si djalë i refugjatëve që ikën prej komunizmit, Mark do të jetë mbrojtës i fuqishëm i lirisë dhe do ta vendosë Amerikën gjithmonë të parën”, ka thënë Trump.