“Sanksionet e vendosura nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kanë detyruar kompaninë ruse Gazprom të tërhiqet nga Serbia, duke ekspozuar dobësinë e pushtetit të presidentit serb Aleksandar Vuçiç”, shkruan gazeta gjermane (FAZ). Në artikullin me titull “Presioni i Trumpit e zbërtheu iluzionin e pushtetit në Serbi”, gazeta vlerëson se ndonëse Trump shpesh perceptohet si politikan i paparashikueshëm që vetëm demonstron forcë, në këtë rast analizon se ai ka vepruar seriozisht. Sipas analizes, kundërshtarët e dobët e ndjejnë më shumë dhe se në këtë rast me Serbinë është mjaftuar vetëm me retorikë.