Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, thotë se nuk ka “ndërmend të pushojë nga puna” Jerome Poëell pasi ka kritikuar vazhdimisht kreun e Rezervës Federale. Por ai shtoi se do të dëshironte që Poëell të ishte "pak më aktiv" kur bëhet fjalë për uljen e normave të interesit. Duke folur në Zyrën Ovale të martën, Trump tha gjithashtu se është optimist për përmirësimin e marrëdhënieve tregtare me Kinën.