Top News – Trump, dy orë raketa mbi Iranin / ‘Valë e fuqishme’ sulmesh, SHBA hakmerret
30/07/2026 13:34

Ushtria amerikane ka kryer përsëri sulme në Iran të enjten në mëngjes herët, duke thënë se ato erdhën si pasojë e sulmeve iraniane kundër forcave amerikane në Lindjen e Mesme. Komanda Qendrore Amerikane (CENTCOM) njoftoi të enjten se forcat e saj e përfunduan “një valë të fuqishme” sulmesh ndaj Iranit që zgjati më shumë se dy orë. “Kapacitetet e CENTCOM-it goditën dhjetëra shënjestra të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) në Iran, përfshirë qendra të komandës ushtarake, objekte për raketa dhe dronë, pika të mbikëqyrjes dhe mbrojtjes bregdetare, si dhe kapacitete detare”, tha ushtria amerikane në një postim në X. Sulmet e reja erdhën disa orë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, u zotua se do ta godiste Iranin “shumë ashpër”, pasi Teherani kishte shënjestruar një bazë në Jordani ku janë të vendosur trupa amerikane. Një zyrtar i lartë amerikan kishte konfirmuar më herët se ushtria amerikane po kryente sulme brenda territorit të Iranit. Mediat shtetërore iraniane raportuan për sulme në disa qytete të provincës jugperëndimore Khuzestan, si dhe në ishullin Qeshm në Gjirin Persik. Sipas CENTCOM, forcat e Gardës Revolucionare të Iranit lëshuan të mërkurën disa raketa balistike në një përpjekje për një sulm të befasishëm ndaj forcave amerikane në Lindjen e Mesme, duke shtuar se të gjitha raketat iraniane u shkatërruan. Sipas zyrtarëve amerikanë, ky veprim pason një sulm të së martës, kur Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike i Iranit lëshoi pesë raketa drejt një baze ushtarake amerikane në Jordani. Disa orë më vonë, Shtetet e Bashkuara dhe Arabia Saudite goditën milicitë e mbështetura nga Irani në Irak, duke përshkallëzuar tensionet në mbarë rajonin. Trump kishte sinjalizuar më herët se një veprim ushtarak ishte i pashmangshëm. Në një intervistë për Fox Neës, ai tha se Shtetet e Bashkuara do t’i përgjigjeshin me forcë sulmit të pretenduar iranian. Më vonë të enjten, duke folur në Shtëpinë e Bardhë, Trump u tha gazetarëve se tani ishte “radha” e ushtrisë amerikane për të goditur Iranin.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55