Presidenti amerikan Donald Trump tha se agjentët e Imigracionit dhe Doganave do të largohen nga Minneapolisi, pasi shpërthyen përleshjet në qytet, pas vrasjes së një infermieri 37 vjecar. Presidenti nuk dha një afat kohor për tërheqjen e oficerëve federalë, por premtoi: "Në një moment, ne do të largohemi. Ne kemi bërë një punë fenomenale". Shtëpia e Bardhë është nën presion pas vrasjes së Alex Prettit të shtunën. Trump refuzoi dy herë të përgjigjej nëse oficeri që qëlloi Prettin kishte bërë gjënë e duhur. "Po hetojmë", i tha ai Ëall Street Journal duke shtuar se ekipi i tij po "shqyrton gjithçka dhe do të dalë me një vendim".