Top News – Trump do të ‘rindërtojë botën’ / Aleati i Putinit: Idetë e tij janë thjeshtë ‘ëndrra’
09/01/2025 13:45

Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump po planifikon të "ribëjë botën" kur të riemërohet në Shtëpinë e Bardhë më 20 janar, tha të enjten ish-presidenti rus Dmitry Medvedev. Ky i fundit, në një postim në telegram, vlerësoi disa premtime që Trump ka bërë para inaugurimit, duke përfshirë atë se do t’i jepte fund luftës në ukrainë brenda 24 orësh. Komentet nga Medvedev, i cili është nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, vijnë disa ditë përpara kthimit të Trump në Shtëpinë e Bardhë. Medvedev është një aleat i ngushtë i Presidentit Vladimir Putin dhe pikëpamjet e tij shpesh përputhen me ato të liderit rus. Medvedev u ndal tek një sërë çështjesh të ngritura nga Trump përpara mandatit të tij të dytë në detyrë, duke përfshirë fundin e luftës si edhe marrjen nën kontroll të Grenlandës. Ai i quajti ide të tilla një "gjeografi politike Trumpiane", që janë joreale. “Nuk e di se çfarë do të jetë në gjendje të bëjë Trump gjatë mandatit të tij të dytë, por ai po e nis në një mënyrë interesante. Llogaritë janë të qarta: suksesi i shpejtë në zgjidhjen e konfliktit ukrainas është shumë i diskutueshëm ndërkohë që ekonomia amerikane është në kursin e saj dhe lufta kundër emigrantëve nuk premton ndonjë fitore të madhe...Ndaj ai thjeshtë vendos të ribëjë botën. Ai do të krijojë një gjeografi të re politike Trumpiane. Një glob i ri, i ndritshëm dhe shumëngjyrësh, shumë i ndryshëm nga ai aktuali i mërzitshëm dhe gri. Por të gjitha këto ide janë thjesht ëndrra dhe janë absolutisht joreale", shkruan Medvedev.

Top News – NASA hap vende pune. Kërkon astronautë për bazën e saj në Hënë
12/11 10:25
Top News – Xi mesazh për Trump: Nuk e ndal dot bashkimin e Kinës me Tajvanin
12/11 10:10
Top News – Trump vs Netanyahu, tjetër telefonatë e nxehtë për vazhdimin e luftës në Iran
12/11 10:01
Top Channel/ Jo vetëm luftë! Prag katastrofe në Gaza nga përmbytjet
11/11 23:31
Top Channel/ Vdes ambasadori rus në SHBA, mister shkaqet
11/11 23:26
Top News- Franca paralajmëron Gjermaninë për raketat me rreze të gjatë veprimi: Si do të përdoren?
11/11 22:50
Top News- Alarmohet Skocia e Irlanda e Veriut/ Më shumë se 700 kërcënime për bomba në shkolla
11/11 22:30
Top News- Organizatat shqiptare në listën e terrorizmit të Egjiptit, pjesë edhe shoqata evropiane
11/11 22:15
Top News- 4 milionë veta për krizën e strehimit, mbahet protesta më e madhe në 14 vitet e fundit
11/11 22:00
Top Channel/ Mister në vilën e këngëtarit grek, nga banesa e Giorgos Mazonakis humbin sende…
11/11 21:46
Top Channel/ Franca ngre alarmin: Raketat gjermane mund të shkaktojnë luftë bërthamore me Rusinë!
11/11 21:45
Top News- Vdekje e mistershme e ambasadorit rus në SHBA, Moska në lëvizje
11/11 21:17
Top News- Kërcënohen 6 mijë institucione arsimore. Italia në panik, 300 shkolla boshatisen nga frika
11/11 19:42
Top News – Nafta bie në bursa. Zbutja e tensioneve me Iranin, një fuçi pranë 90 dollarëve
11/11 16:27
Top News – Rusia, ‘pakt mos-agresioni’ me NATO-n/ Pjesë e ‘arkitekturës së re të sigurisë’ në Evropë
11/11 16:25
Top Channel/ Përfundojnë bisedimet për Ukrainën, mediat e huaja: Rezultati ende i paqartë!
11/11 15:55
Top News – Shkëmbimi më i madh i të burgosurve/ Pajtohen Rusia e Ukraina, dhëndri i Trump jep lajmin
11/11 15:17
Top News – Venecia pushtohet nga minjtë / Barrierat kundër përmbytjeve ‘ndihmojnë’ brejtësit
11/11 15:01
Top News – El Nino, vdekshmëri në shkallë pandemie/ 500 mijë viktima në 2027, oqeanet e botës vlojnë
11/11 14:59
Top News – Terror në Itali, evakuohen 300 shkolla / Kërcënime për bomba edhe në Britani e Irlandë
11/11 14:42