Presidenti i SHBA Donald Trump tha se ai është i përkushtuar për të blerë dhe zotëruar Gazën, por mund të lejojë që pjesë të tokës së shkatërruar nga lufta të rindërtohen nga shtete të tjera në Lindjen e Mesme. “Unë jam i përkushtuar për të blerë dhe zotëruar Gazën. Për sa kohë që ne e rindërtojmë atë, ne mund t'u japim shteteve të tjera në Lindjen e Mesme për të ndërtuar pjesë të tij, njerëzit e tjerë mund ta bëjnë këtë, nëpërmjet kujdesit tonë. Por ne jemi të përkushtuar ta zotërojmë atë, ta marrim dhe të sigurohemi që Hamasi të mos tërhiqet.”