Irani do të japë një përgjigje shkatërruese nëse Presidenti i SHBA-së Donald Trump jetësojë kërcënimin e tij për të sulmuar vendin bërthamor iranian në Malin Pickaxe. CNN citon një burim të lartë të sigurisë në Teheran që thotë: "Nëse Trump ndjek kërcënimet e tij, ne do të japim një përgjigje shkatërruese dhe çmimi do të paguhet nga trupat amerikane dhe partnerët e saj rajonalë". Të hënën, Trump paralajmëroi se kompleksi sekret nëntokësor i Malit Pickaxe ose ndryshe ‘Mali Kazmë’ është "në listë" dhe se SHBA-të "ka të ngjarë" ta shënjestrojnë atë së shpejti. Kërcënimi ka ngritur një sërë pyetjesh në lidhje me natyrën e kompleksit bërthamor, i cili, sipas raporteve të medias, është një nga objektet më të fortifikuara në Republikën Islamike.