Kryeministri i ardhshëm i Kanadasë Mark Carney lëshoi deklarata sfiduese të dielën kundër Shteteve të Bashkuara, teksa ish-bankieri u zotua të fitonte luftën tregtare të nisur nga presidenti amerikan Donald Trump. Carney nuk humbi kohë dhe foli për "mënyrën kanadeze të jetesës" pasi Partia Liberale e zgjodhi atë me shumicë dërrmuese për të pasuar kryeministrin Justin Trudeau.