Presidenti amerikan Donald Trump tha se e ka ftuar homologun e tij kinez Xi Jinping në Shtëpinë e Bardhë në shtator. Trump i bëri komentet në një banket të madh në Pekin, ku të dy udhëheqësit ngritën dolli për njëri tjetrin dhe për bisedimet e tyre të fundit. Figura të larta të biznesit amerikan, përfshirë Elon Musk dhe Tim Cook, ishin gjithashtu të pranishëm.