Votuesit në Nju Hempshajër votojnë në raundin e parë të zgjedhjeve paraprake të republikanëve, ndërsa ish-presidenti amerikan, Donald Trump përballet me kundërshtaren e tij republikane Nikki Haley. Ish-presidenti Trump shpreson që të mposhtë ish-guvernatoren e Karolinës së Jugut, dhe ish-ambasadoren e SHBA-së në Kombet e Bashkuara. Haley, në anën tjetër, shpreson që votuesit e pavarur do ta ndihmojnë atë për të fituar garën. Kjo është gara e dytë që zhvillohet në mesin e republikanëve, pas fitores së Trump në Ajova, javën e kaluar.