Donald Trump Jr po planifikon të vizitojë Grenlandën, dy javë pasi babai i tij përsëriti dëshirën që SHBA të merrte kontrollin e territorit autonom danez. Djali i presidentit të zgjedhur amerikan planifikon të regjistrojë një video, për një podcast, gjatë vizitës private njëditore, raportojnë mediat amerikane. Donald Trump ringjalli polemika në dhjetor kur tha se "pronësia dhe kontrolli i Grenlandës është një domosdoshmëri absolute" për sigurinë kombëtare të SHBA.