Presidenti amerikan Donald Trump ka dërguar bombarduesit B-52 pranë Venezuelës, ndërsa kërcënon të sulmojë kartelet e drogës të Nicolas Maduro-s në tokë. Përshkallëzimi më i fundit në luftën kundër drogës vjen pasi Presidenti i SHBA-së dha dritën jeshile CIA-s për operacione të fshehta në Venezuelë, me Maduron që akuzon Trump-in se do ta rrëzojë atë nga pushteti. Tre B-52 u nisën nga Baza e Forcave Ajrore Barksdale në Luiziana përpara se të drejtoheshin drejt Venezuelës. Kjo vjen pasi Trump konfirmoi se "po shqyrton" goditjen e karteleve në tokën e Maduros. Ky i fundit ka thënë se do ta mbrojë vendin e tij dhe ka akuzuar Trump për organizimin e një grushti shteti, bashkë me CIA-n, me qëllim rrëzimin e tij nga pushteti. "Jo luftë në Karaibe... Jo ndryshim të pushtetit... Jo grushteve të shtetit të orkestruara nga CIA", tha Maduro.