Top News – Trump-Biden ndezin fushatën/ Pak ditë para zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit në SHBA
25/10/2020 12:36

Presidenti Donald Trump ka kryer një blitz elektoral në tre shtete pasi votoi më herët në Florida. Ai u ndal në tubime në Karolinën e Veriut, në Ohajo dhe Uiskonsin të shtunën ndërsa përpiqej të fitonte terren ndaj sfidantit demokrat Joe Biden. Ky i fundit, vazhdon të kryesojë në sondazhet kombëtare ndërkohë që u ndal të bënte fushatë në Pensilvani, një tjetër shtet kyç në betejën elektorale. Rreth 57 milionë zgjedhës ndërkohë e kanë hedhur deri më tani votën e tyre, një rekord ky i shkaktuar nga pandemia. Presidenti Republikan ka vazhduar të marrë pjesë në tubime të mbushura me njerëz pavarësisht një rritjeje të infeksioneve që po prek veçanërisht pjesën qendrore të SHBA ku edhe ndodhen disa shtete që konsiderohen fushëbeteje që mund të përcaktojnë fatin e zgjedhjeve. Temë kryesore në tubime mbetet pandemia dhe Trump tha në Karolinën e veriut se SHBA ka bërë një punë të mirë ndërkohë që kritikoi rivalin e tij demokrat që ka lëshuar paralajmërime të zymta për një dimër të vështirë. Ndryshe nga ai, Biden mbajti një tubim mbi makina në Bristol të Pensilvanisë, ku ai i tha mbështetësve se nuk do të donte që ata të bëheshin super shpërndarës të virusit. Ndërkohë, shefi i stafit të zëvendëspresidentit mike Pence ka rezultuar pozitiv për covid 19 por vetë zëvendëspresidenti dhe bashkëshortja e tij kanë rezultuar negativë. Ata planifikojnë të vazhdojnë me agjendën e tyre të fushatës, pavarësisht se pence ka qenë në kontakt të ngushtë me një person të infektuar. Me vetëm 10 ditë që kanë mbetur deri në zgjedhjet e 3 nëntorit, Joe Biden, ka një avantazh prej tetë pikësh në shkallë kombëtare kundrejt Donald Trump

Top News- “A është ‘Amerika e Para’ prioritet i Trump?”/ Presidenti iranian letër amerikanëve
01/04 23:14
Top News- Marinsat amerikanë sulme në Irak, pse po sulmohen milicitë?
01/04 23:12
Top News- Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut, Izraeli nuk fal, ekzekuton objektivin e radhës
01/04 23:11
Top Channel/ Gati udhëtimi drejt hënës, nis numërimi mbrapsht pas 54 vitesh
01/04 22:58
Top Channel/ Vance zbulon kushtin e Trump: Hapja e Hormuzit vendos paqen
01/04 22:57
Top News- SHBA sulme ajrore mbi Teheran, Trump: Duan armëpushim! Përgjigjet Irani: Vijojmë luftën
01/04 22:56
Top News- Çfarë po ndodh? Qielli merr ngjyrë portokalli, “zhduken” qytetet në Kretë
01/04 22:54
Top Neës- Koreja e Veriut ‘nis luftë’ me SHBA, sulm kibernetik për të vjedhur kriptomonedhat
01/04 22:53
Top News- ‘Të ndalet lufta në Liban”/ Italia dhe 14 vende europiane thirrje Izraelit e Hezbollah
01/04 22:10
Top News-Erdogan fajëson Izraelin për luftën: Çdo pikë gjaku e derdhur zgjat mbijetesën e Netanyahut
01/04 21:39
Top Channel/ “Lufta me Iranin vazhdon”, Netanyahu sfidon Iranin: Do vazhdojmë ta shtypim regjimin
01/04 21:15
Top Channel/ Izraeli konfirmon eliminimin e një tjetër komandanti të lartë të Hezbollahut
01/04 21:14
Top Channel/ SHBA dhe Izraeli sulmojnë industrinë e çelikut në Iran, raportohen dëme të mëdha
01/04 21:13
Top Channel/ Kina negocion për paqe? Analiza e BBC: Ka hallin e vet ekonomik
01/04 19:57
Top Channel/ Kërcënon Trump: Largohemi nga NATO! Starmer bën lëvizjen urgjente
01/04 19:47
Top Channel/ “Është një ‘tigër letre’, e di dhe…”, Trump: Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO
01/04 17:52
Top Channel/ Tragjike në Rusi, avioni ushtarak përplaset me një shkëmb, humbin jetën 29 persona
01/04 17:49
Top News- Libani tërheq ushtrinë nga kufiri me Izraelin/Frika e bllokimit të trupave mes dy zjarreve
01/04 15:24
Top News – ‘NATO, tigër prej letre’. Trump kërcënon: Mund të largohemi nga aleanca
01/04 13:29
Top News – Mesazh i Iranit për SHBA-në / ‘Nuk do të hapet Ngushtica e Hormuzit për ju’
01/04 12:58