Top News – Trump betohet ‘të çlirojë’ Los Angeles / Guvernatori në lot: Demokracia është nën sulm
11/06/2025 14:48

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, thotë se dërgoi Gardën Kombëtare dhe Marinsat për të “çliruar” Los Angelesin nga dhuna e protestuesve, por disa banorë të Little Tokyo, një lagje e goditur më rëndë nga trazirat thonë “jo faleminderit” Z. President. Dhjetëra njerëzish që jetojnë, punojnë ose frekuentojnë lagjen, ku dëgjohet të flitet japonisht po aq shpesh sa anglishtja në dyqane dhe restorante, i thanë të martën Reuters se përdorimi i ushtrisë nga Trump po ndezte protestat kundër bastisjeve të fundit të imigracionit në Los Angeles. “Dërgimi i Gardës Kombëtare dhe Marinsave nga presidenti vetëm sa i ka përkeqësuar gjërat, i ka bërë protestuesit të çmenden”, thotë Sulieti Havili, e cila jeton aty pranë. “Ata nuk po bëjnë asgjë për të mbrojtur këtë komunitet.” Sipas saj, është e qartë se dërgimi i mijëra trupave ushtarake nga Trumpi kishte "nxjerë në pah më të keqen tek protestuesit" dhe vetëm sa kishte rënduar situatën. Administrata Trump thotë se operacionet e saj të imigracionit po arrestojnë kriminelë de facto për mungesë dokumentesh për qëndrim në Shtetet e Bashkuara. Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Neësom, ka thënë se përdorimi i personelit ushtarak për të shuar protestat kishte "cuar në një situatë shpërthyese" dhe paralajmëroi se "demokracia është nën sulm". Kryetarja e bashkisë së Los Angeles, Karen Bass, tha se përdorimi i trupave nga Trump ishte një përpjekje e qëllimshme për të krijuar "kaos". Administrata Trump i hedh poshtë fuqimisht akuzat dhe thotë se veprimet e tij ishin të nevojshme përballë pamundësisë së udhëheqësve lokalë dhe shtetërorë për ta vënë situatën nën kontroll.

Top News- “A është ‘Amerika e Para’ prioritet i Trump?”/ Presidenti iranian letër amerikanëve
01/04 23:14
Top News- Marinsat amerikanë sulme në Irak, pse po sulmohen milicitë?
01/04 23:12
Top News- Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut, Izraeli nuk fal, ekzekuton objektivin e radhës
01/04 23:11
Top Channel/ Gati udhëtimi drejt hënës, nis numërimi mbrapsht pas 54 vitesh
01/04 22:58
Top Channel/ Vance zbulon kushtin e Trump: Hapja e Hormuzit vendos paqen
01/04 22:57
Top News- SHBA sulme ajrore mbi Teheran, Trump: Duan armëpushim! Përgjigjet Irani: Vijojmë luftën
01/04 22:56
Top News- Çfarë po ndodh? Qielli merr ngjyrë portokalli, “zhduken” qytetet në Kretë
01/04 22:54
Top Neës- Koreja e Veriut ‘nis luftë’ me SHBA, sulm kibernetik për të vjedhur kriptomonedhat
01/04 22:53
Top News- ‘Të ndalet lufta në Liban”/ Italia dhe 14 vende europiane thirrje Izraelit e Hezbollah
01/04 22:10
Top News-Erdogan fajëson Izraelin për luftën: Çdo pikë gjaku e derdhur zgjat mbijetesën e Netanyahut
01/04 21:39
Top Channel/ “Lufta me Iranin vazhdon”, Netanyahu sfidon Iranin: Do vazhdojmë ta shtypim regjimin
01/04 21:15
Top Channel/ Izraeli konfirmon eliminimin e një tjetër komandanti të lartë të Hezbollahut
01/04 21:14
Top Channel/ SHBA dhe Izraeli sulmojnë industrinë e çelikut në Iran, raportohen dëme të mëdha
01/04 21:13
Top Channel/ Kina negocion për paqe? Analiza e BBC: Ka hallin e vet ekonomik
01/04 19:57
Top Channel/ Kërcënon Trump: Largohemi nga NATO! Starmer bën lëvizjen urgjente
01/04 19:47
Top Channel/ “Është një ‘tigër letre’, e di dhe…”, Trump: Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO
01/04 17:52
Top Channel/ Tragjike në Rusi, avioni ushtarak përplaset me një shkëmb, humbin jetën 29 persona
01/04 17:49
Top News- Libani tërheq ushtrinë nga kufiri me Izraelin/Frika e bllokimit të trupave mes dy zjarreve
01/04 15:24
Top News – ‘NATO, tigër prej letre’. Trump kërcënon: Mund të largohemi nga aleanca
01/04 13:29
Top News – Mesazh i Iranit për SHBA-në / ‘Nuk do të hapet Ngushtica e Hormuzit për ju’
01/04 12:58