Spekulimet lidhur me procesin gjyqësor ndaj ish-Presidentit amerikan Donald Trump sa vijnë e shtohen. Ish-kreu i Shtëpisë së Bardhë, Trump kërkon ndryshimin e gjykatës që do të shqyrtojë çështjen e tij, me pretendimin se kreu i trupës gjykuese, është në konflikt interesi. Pretendimin e tij Trump e mbështet në faktin se vajza e gjyqtarit që kryeson çështjen punonte për kandidimin presidencial të 2020 të Zëvendës Presidentes Kamala Harris dhe një mori fushatash të tjera progresiste.