Top News- Trump afron ‘kalorësinë e rëndë’/ Lëviz bombarduesit B2 para vendimit për Iranin
21/06/2025 21:21

Shtetet e Bashkuara kanë nisur zhvendosjen e bombarduesve strategjikë B-2 në ishullin e Guamit, një territor amerikan në Paqësorin perëndimor, kanë bërë të ditur për agjencinë Reuters dy zyrtarë amerikanë, të cilët kërkuan të mbeten anonimë. Ky zhvillim ndodh në një moment kritik, teksa Presidenti Donald Trump po shqyrton mundësinë e përfshirjes së SHBA-së në një fushatë të mundshme ushtarake izraelite kundër Iranit, pas rritjes së tensioneve në Lindjen e Mesme. Megjithëse nuk është konfirmuar nëse kjo zhvendosje e bombarduesve lidhet drejtpërdrejt me përshkallëzimin e situatës midis Izraelit dhe Iranit, ajo përkon me një periudhë të rritjes së vigjilencës strategjike në rajon. Sipas burimeve, deri më tani nuk janë lëshuar urdhra për dislokim përtej Guamit, dhe numri i saktë i bombarduesve të përfshirë në këtë operacion nuk është bërë publik. B-2 Spirit, një nga mjetet më të avancuara të arsenalit ajror amerikan, ka kapacitetin për të transportuar raketën gjigante GBU-57, e njohur ndryshe si “bomba shkatërruese e bunkerëve”. Kjo armë është e krijuar për të goditur objekte të thella nën tokë, siç janë instalimet bërthamore iraniane në Fordoë dhe objektiva të ngjashëm. Zyrtarët nuk pranuan të jepnin detaje shtesë mbi qëllimet e operacionit, ndërsa Departamenti amerikan i Mbrojtjes nuk ka komentuar ende mbi këtë. Lëvizja e bombarduesve shihet si një sinjal i mundshëm për gatishmëri ushtarake, nëse situata në Lindjen e Mesme përshkallëzohet më tej.

Top Channel/ Itali, përmbytje “katastrofike”: Uji “merr përpara” urën, evakuohen dhjetëra vetë!
02/04 15:18
Top Channel/ “E rreh gruaja”, Trump sulmon Macron: Presidenti francez reagon “pa doreza”!
02/04 15:17
Top News – SHBA ‘pajtohet’ me Venezuelën. I heq sanksionet Presidentes së përkohshme, Rodriguez
02/04 14:50
Top News – ‘Iranin do të kthejmë në epokën e gurit’/Trump tallet me Macron: Atë e trajton keq gruaja
02/04 14:35
Top News – Hapet pjesërisht Hormuzi. Irani – Për anijet që s’kanë lidhje me SHBA- Izrael
02/04 12:49
Top Channel/ Fjalimi i Trump, reagon Irani: Lufta do vazhdojë, ju nuk i njihni kapacitetet tona!
02/04 12:13
Top Channel/ Trump: “Do ta kthejmë Iranin në epokën e gurit”! Rritet nafta, “harron” NATO-n!
02/04 11:34
Top Channel/ Irani, lufta rrit biletat ajrore: Më pak fluturime në verë, u shtrenjtua karburanti!
02/04 11:28
Top News-Trump i drejtohet popullit amerikan/Fjalimi i presidentit, më shumë pikëpyetje se përgjigje
02/04 11:26
Top Channel/ Rreth Hënës për 10 ditë: Artemis II niset me 4 astronautë në bord!
02/04 11:24
Top Channel/ Sulme nga Irani, Tirana “rrëzon” ambasadën e SHBA-së: “S`ka informacion për rrezik”!
02/04 11:23
Top News – Artemis II lëshohet drejt Hënës. 4 astronautë nisen drejt Hënës, mes tyre një grua
02/04 11:15
Top News – Trump “kyç gojën”. Presidenti amerikan refuzon të flasë për NATO-n
02/04 11:04
Top News- Paralajmërimi i Iranit/Kërcënon SHBA dhe Izraelin: Nuk keni informacion mbi arsenalin tonë
02/04 11:00
Top News – Fjala e Trump nuk jep efekt. Nafta shënon rritje rekord, tregtarët të pasigurt
02/04 10:45
Top News- “A është ‘Amerika e Para’ prioritet i Trump?”/ Presidenti iranian letër amerikanëve
01/04 23:14
Top News- Marinsat amerikanë sulme në Irak, pse po sulmohen milicitë?
01/04 23:12
Top News- Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut, Izraeli nuk fal, ekzekuton objektivin e radhës
01/04 23:11
Top Channel/ Gati udhëtimi drejt hënës, nis numërimi mbrapsht pas 54 vitesh
01/04 22:58
Top Channel/ Vance zbulon kushtin e Trump: Hapja e Hormuzit vendos paqen
01/04 22:57