Publiku në Ekuador është shokuar nga një akt kriminal që ka ndodhur në një studio televizive gjatë një emisioni që po transmetohej live. Një grup personash të maskuar u futën të armatosur në studion televizive, skenë e cila u përcoll në të gjitha shtëpitë e qytetarëve të Ekuadorit. Duke përdorur pistoleta, mitralozë dhe kallëpe dinamiti, kriminelët e maskuar sulmuan selinë e rrjetit TC Televisión në qytetin më të madh të Ekuadorit, Guayaquil.