Top News – Trondit Trump, kërkon të marrë Gazën; do dëbojë palestinezët e të dërgojë trupa amerikane
05/02/2025 11:37

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, prezantoi një propozim, sipas të cilit, palestinezët e zhvendosur do të largoheshin nga Rripi i Gazës, duke i hapur rrugën SHBA-së për të marrë në pronësi këtë territor bregdetar dhe për ta zhvilluar atë ekonomikisht për ta kthyer në një vend “fenomenal”, ku kombësi të ndryshme mund të jetojnë në paqe. Trump tha se kjo do të ndodhte pas zhvendosjes së popullit palestinez në vende të tjera, për t’i larguar nga ajo që ai e quajti “gropë ferri” me ndërtesa të shkatërruara, pas më shumë se një viti luftë mes Izraelit dhe Hamasit, të cilin SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian e kanë shpallur organizatë terroriste. Trump e bëri këtë propozim gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, duke thënë se një hap kaq drastik është i nevojshëm, sepse idetë e tjera për t’i dhënë fund konfliktit që zgjat prej dekadash mes palestinezëve dhe izraelitëve nuk kanë funksionuar. Propozimi i tij për Gazën do të nënkuptonte se SHBA ta ketë atë nën kontroll, si dhe do të përmbyste politikën amerikane afatgjate që mbështeste zgjidhjen me dy shtete për konfliktin izraelito-palestinez. Trump tha se SHBA-ja do të punojë për çmontimin e të gjitha bombave të pashpërthyera dhe armëve të tjera në këtë territor, si dhe për pastrimin e ndërtesave të shkatërruara, para se ta zhvillojë ekonomikisht zonën. “Nëse është e nevojshme, ne do ta bëjmë këtë. Do ta marrim atë pjesë, do ta zhvillojmë, do të krijojmë mijëra e mijëra vende pune dhe do të jetë diçka për të cilën e gjithë Lindja e Mesme mund të ndihet krenare”, tha Trump. Presidenti nuk dha menjëherë detaje mbi vendet ku palestinezët do të zhvendoseshin, por tha se do të mbështeste vendosjen e tyre “në mënyrë të përhershme” në shtete të tjera. Më herët gjatë ditës, ai përsëriti thirrjen e tij që Jordania, Egjipti dhe shtetet e tjera arabe t'i pranojnë palestinezët nga Gaza. Hamasi ndërkohë ka këmbëngulur se dëshiron të mbetet në Gazë. Një zyrtar i lartë i tij e dënoi më herët thirrjen e Trumpit për largimin e palestinezëve duke e konsideruar si një “dëbim nga toka e tyre”. Analistët thonë se trump mund ta ketë hedhur këtë ide për të rritur presionin pasi vendet arabe refuzuan kërkesën e tij për të pranuar palestinezët.

Top News – Një socialist zgjidhet president…Por ekstremi i djathtë shënon rritje në Portugali
09/02 15:37
Top News – Tragjedi në det, mbyten 53 persona / Përmbyset gomonia pranë Libisë, edhe dy foshnje
09/02 15:26
Top News -‘Thellësisht të shqetësuar’ për çështjen Epstein / Princi Uilliam dhe Kejt flasin të parët
09/02 14:50
Top News – Shtrëngon rregullat e shtetësisë / Suedia nën presion për të ulur emigracionin
09/02 14:18
Top News – Bursat në Japoni rriten / Takaichi siguron fitore historike në zgjedhje
09/02 14:18
Top News – Starmer lufton për ‘mbijetesë’ / Dorëhiqen dy ndihmës të lartë pas skandalit Epstein
09/02 14:04
Top News-Tensione dhe tentativa për paqe/ Athina: Turqia po tenton zgjerimin e ujërave territoriale
09/02 13:38
Top News – Lidhjet ekonomike SHBA-Rusi / Lavrov nuk sheh ‘një të ardhme të ndritur’
09/02 13:02
Top Channel/ Shpërthen fruthi në SHBA, mjekët: “ Njerëzit nuk po vaksinohen më”!
09/02 12:50
Top Channel/ Epstein “përçan” familjen mbretërore britanike: William del “kundër” xhaxhait!
09/02 12:50
Top News – 20 vite burg për kritikun e Kinës / Gjyq historik në Hong Kong, shqetësim ndërkombëtar
09/02 12:35
Top News – U vranë ndërsa ishin në gjumë / Rusia sulmon me dronë Ukrainën, katër viktima
09/02 12:19
Top Channel/ Greqi-Turqi, rikthehen tensionet në Egje: Sot takimi në Ankara!
09/02 12:16
Top News – Polonia e përfshirë në atentat / Gjenerali i lartë rus u qëllua në mes të Moskës
09/02 12:05
Top News – Qytet në Hënë brenda 10 vitesh / Elon Musk heq dorë nga Marsi, fokusi zhvendoset më afër
09/02 12:04
Top Channel/ Kriza s`ka marrë fund-Groenlanda e Danimarka, ulen për bisedime me SHBA-në!
09/02 11:55
Top Channel/ Venezuelë, rrëmbehet lideri i opozitës: Pak orë përpara ishte liruar nga burgu!
09/02 11:55
Top Channel/ Bitcoin, rënie pikiatë: Frikë mes investitorëve të kriptovalutave!
09/02 11:55
Top News – Kina ‘shpërfill’ presionin ndërkombëtar/Aktivisti pro-demokracisë dënohet me 20 vjet burg
09/02 10:32
Top News – Rrëmbehet politikani opozitar në Venezuelë. Kishte pak orë që ishte liruar nga burgu
09/02 09:51
DIGITALB DIGITALB