Shefi i ekzekutivit, Edi Rama deklaron se nuk i heq asnjë presje qëndrimit të tij ndaj Beogradit zyrtar sa i takon tentativës për të ndryshuar rrjedhën e lumit Ibër, jetik për furnizimin me ujë dhe energji elektrike të Kosovës. Sipas Ramës, vërshimi i komenteve në rrjetet e tij sociale janë matësi më i mirë i saktësisë së qëndrimit të tij.