Top News – Triumfi i Lëvizjes Vetëvendosje/ Zhgënjimi prej pushtetit dhe shpresa e ndryshimit
15/02/2021 11:12

Ngadhënjimi i Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Kosovës, ishte praktikisht kronikë e një ngjarjeje të paralajmëruar. Shkëputja e thellë e saj prej rivalëve të tjerë thjesht u materializua në vota konkrete, sepse parashikimet ishin të sakta, edhe projeksionet për 41 deri në 46% të votave, u kapërcyen me partinë e Kurtit që i afrohet 50 përqindëshit, çka dëshmoi veç të tjerash si rrallëherë një gadishmëri të votuesve për të mbështetur një parti të vetme, thuajse e pazakontë kjo në Kosovë. Shtetasit e saj, e sidomos të rinjtë, kanë varur shumë shpresa tek Vetëvendosja. Një ndikim në këtë fitore e pati padyshim dhe mbështetja e marrë nga Vjosa Osmani, politikania mjaft popullore e cila u bë e vetmja nga LDK-ja që mbështeti Kurtin dhe tani garoi për postin e presidentes me listën e Vetëvendosjes. “Kosovarët duan punësim, duan t’i rrisin fëmijët e tyre në tokën e vet dhe mos detyrohen të emigrojnë, duan sundim të ligjit dhe një qeveri të përgjegjshme. Tre partitë e mëdha të djathta, LDK-ja, PDK-ja dhe AAK-ja e Ramush Haradinajt, e patën që të gjitha shansin e tyre për t’i shërbyer kosovarëve siç duhet, dhe që të gjitha dështuan”, thotë doktor Idlir Lika, i universitetit Gelisim të Stambollit. Duke cituar sarkazmën e hollë të një komentatori politik shqiptaro-maqedonas, Lika thotë se për 13 vjet, elitave të djathta kosovare iu besua ndërtimi i një shteti, por në vend të kësaj, ata ndërtuan vila për vete. Sipas ekspertit, tani pritet që Brukseli e sidomos Washingtoni, ta mbështesin këtë radhë Vetëvendosjen. Është paradoksale, shprehet Lika, sesi pavarësisht thirrjeve të përsëritura të aleatëve perëndimorë për sundim të ligjit, politikat e tyre rajonale, shpesh të përzjera dhe me interesa afat-shkurtra, kanë prodhuar në disa raste një rezultat krejt të kundërt, duke e çorientuar dhe më shumë demokracinë në Kosovë. Tani pas ngazëllimit të fitores, për Albin Kurtin vjen sprova e lëvizjes së tij anti-establishment të kthyer në parti politike- A do të vazhdojë VV të mbetet e tillë në thelbin e saj e të zbatojë platformën e vet antikorrupsion apo do të gllabërohet dhe vetë në fund prej një sistemi të cilin e ka akuzuar për grabitje e keqmenaxhim.

Top News – Vrasja tragjike e Arlinda Zekajt/ Tre ekspertë do të angazhohen për të zbardhur ngjarjen
11/11 15:13
Top News – ‘Fluturojnë’ çmimet në Kosovë. Qeveria ngre duart: Shkak luftërat në Ukrainë e Iran
11/11 15:13
Top News – Një bioinxhinier për Kosovën. Trump nominon ambasadorin e ri të SHBA në Prishtinë
11/11 10:19
Top Channel/ Kurti nga Parisi: Serbia ta njohë Kosovën
10/11 22:21
Top News – Të shtëna me armë në Gjakovë/ Plagosen dy persona, arrestohet autori i dyshuar
10/11 22:15
Top Channel/ 15 vjet në pritje të drejtësisë, nis gjyqi për vrasjen e Diana Kastratit në Kosovë
10/11 12:22
Top Channel/ Asociacioni rikthen debatin, Rashiç sheh mundësi pas zgjedhjeve në Serbi
09/11 23:32
Top News – Zgjedhjet e Këshillit Kombëtar Shqiptar. Kamberi: Koalicioni mori 10 mandate, të parët…
09/11 13:20
Top News – Punëtorët e hekurudhës në grevë. Paralizohet Kosova, kërkohet rritje e rrogave
09/11 11:33
Top Channel/ Burnham letër Albin Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale
08/11 20:15
Top News- PDK-ja në udhëkryq analistët: Grupet e interesit mund të ndikojnë garën për kryetar
08/11 14:56
Top Channel/ Tetë gra të vrara në 2026 në Kosovë, protestuesit kërkojnë shkarkime dhe ndjekje penale
07/11 19:31
Top News – Jo bashkëpunim me Listën, por… Studentët nuk ndërpresin fondet për serbët e Kosovës
07/11 16:00
Top News – Strategjia për lirimin e krerëve të UÇK. Mblidhet grupi i punës, diskutimet ‘top sekret’
07/11 14:53
Top Channel/ Vdekja e Arlinda Zekajt, Prishtina në protestë mbarëkombëtare kundër vrasjes së grave
07/11 13:54
Top Channel/ Rritet dhuna në familje, 8 gra të vrara në Kosovë
06/11 19:44
Top News – 5 vite nga nisja në Hagë. Kurti viziton familjen e Rexhep Selimit – Na mungon!
06/11 13:39
Top News-Gjashtë vite nga gjykimi në Hagë, Thaçi: Do dal i pastër si loti në fund të këtij rrugëtimi
05/11 22:45
Top News – Drogë nga Irani drejt Kosovës/ Goditet rrjeti ndërkombëtar i trafikimit, 5 të arrestuar
04/11 15:34
Top News – Macron, letër presidentes së Kosovës / Uron për detyrën, kërkon përparim drejt BE-së
04/11 15:25