Kush mendon se mund të përkulë demokratët me sulme direkte ose indirekte, i ka bërë llogaritë gabim! Ky është paralajmërimi që jep Partia Demokratike në një reagim të sajën pas sulmit me eksploziv ndaj pronës së ish-kandidatit demokrat për bashkinë e Shkodrës Xhemal Bushati. Partia Demokratike dënon me ashpërsi këtë sulm, teksa shprehet se ngjarja është tronditëse për familjen e zotit Bushati dhe për qytetarët e Shkodrës. Në reagimin e saj për mediat, PD shton më tej se gjendja e sigurisë në Shkodër ka vetëm përkeqësim për shkak të aleancës së qeverisë me krimin.