Detaje të reja janë bërë me dije sa I takon shpërthimit me tritol që u regjistrua në mjetin e kreut të degës së “Rithemelimit” në Vaun e Dejës, ku sipas burimeve bëhet me dije se atij I është vendosur 50gr tritol. Ky është konkluzioni i arrirë nga forcat xhenio pas eksperimentimit të mjetit që shpërtheu një ditë më parë. Nga ana tjetër, për ngjarjen e rëndë, ku Benard Ndrecës i bënë atentat me tritol në mjetin e tij, në policinë e Shkodrës janë shoqëruar 6 persona, të cilët janë marrë në pyetje.