Këto janë pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë të autorëve që lanë tritolin e lidhur me celuar në lagjen numër tre në Durrës. Bëhet fjalë për Sherif Çelën 47 vjeç dhe Muharrem Thartori 46 vjeç, të cilët kanë rënë në prangat e policisë së Durrësit. Celulari i lidhur me tritolin u gjet mëngjesin e 28 gushtit në rrugë. Specialistët xhenierë të RENEAS bënë të mundur çaktivizimin e lëndës plasëse, në sasi të vogël, që ishte lidhur me aparatin celular, duke eliminuar rrezikun.