Një shpërthim I fuqishëm me tritol tronditi Lezhën orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune. Ngjarja ndodhi në fshatin Rrilë, ndërsa lënda plasëse iu vendos një vile dykatëshe në pronësi të Mirash Mirashit. Në momentin e shpërthimit në banesë ndodhej kryefamiljari Mirash Mirashi me bashkëshorten e tij, që fatmirësisht nuk pësuan lëndime.